Kryeministri danez i propozon homologut turk të shtyjë vizitën në vendin e tij

Kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen, i propozoi të dielën homologut turk, Binali Yildirim, të shtynte vizitën në Danimarkë, parashikuar për në fund të marsit, për shkak të tensioneve mes Turqisë dhe Holandës...

Kryeministri danez i propozon homologut turk të shtyjë vizitën në vendin e tij

Evropa, e ashtuquajtur djep i demokracisë, vazhdon të bëjë hapa skandaloze, të cilat i japin të drejtë Presidentit Recep Tayyip Erdogan, që deklaroi se “gjatë disa ditëve të fundit Perëndimi ka treguar shumë qartë fytyrën e tij të vërtetë”.

Të shqetësuara nga takimet e politikanëve të Ankarasë me qytetarët turq në Evropë, vendet gjoja pro demokracisë po zbulojnë një nga një kartat e tyre mbi tavolinë.

Kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen, i propozoi të dielën homologut turk, Binali Yildirim, të shtynte vizitën në Danimarkë, parashikuar për në fund të marsit, për shkak të tensioneve mes Turqisë dhe Holandës.

“Një vizitë e tillë nuk mund të bëhet duke shpërfillur acarimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Holandës. I propozova homologut ta shtyjmë takimin tonë”, shkruan kryeministri danez në një komunikatë.

“Në kohë normale, do të ishte një kënaqësi të mirëprisja Kryeministrin turk, Binali Yildirim, me të cilin pata një dialog të sinqertë dhe konstruktiv më 10 dhjetor në Ankara”, shtoi ai.

Kurse shefi i ekzekutivit turk, Binali Yildirim, theksoi se “ky zbatim i Holandës, mjerisht, është një veprim që nuk përputhet me asnjë sjellje dhe normë diplomatike”.

I ngritur shpeshherë në rend të ditës për qëndrimet e tij raciste kundër refugjatëve, Kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen, njoftoi gjithashtu se është duke ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet e fundit ndërmjet Turqisë dhe vendeve evropiane.



Lajme të ngjashme