Çelik: Racizmi në rritje i Holandës, një kërcënim për të gjithë BE-në

Ministri i Punëve të Bashkimit Evropian dhe negociatori kryesor për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, Omer Çelik, deklaroi të hënën se racizmi në rritje i Holandës është një kërcënim edhe për BE-në...

Çelik: Racizmi në rritje i Holandës, një kërcënim për të gjithë BE-në

Ministri i Punëve të Bashkimit Evropian dhe negociatori kryesor për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, Omer Çelik, deklaroi të hënën se racizmi në rritje i Holandës është një kërcënim edhe për BE-në.

Ndërsa thirrjeve për vetëpërmbajtje dhe gjakftohtësi të disa vendeve pas krizës me Holandën, Omer Çelik iu përgjigj me fjalët: “Kjo s’është një çështje për të qëndruar neutral.”

Çelik realizoi në Ankara një takim me përfaqësues të gazetave dhe agjencive të lajmeve.

“Kryeministri holandez ia ka dorëzuar Holandën ekstremit të djathtë”, tha ministri turk i Punëve të Bashkimit Evropian duke ftuar në detyrë të gjitha vendet kundër këtyre praktikave të Holandës, të cilat kërcënojnë në mënyrë flagrante Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

“Evropa po i dorëzohet ekstremit të djathtë, sepse nuk po e kapërcen dot krizën. Lufta I Botërore shpërtheu për shkak se nuk u menaxhua mirë kriza, që ishte shfaqur asokohe. Ajo çfarë nuk duhet të harrohet është se tani po përballemi me një krizë të madhe. Wilders flet për mbylljen e xhamive dhe për deportimin e personave ndryshe nga ata. Kjo qasje vë në shënjestër grupet e ndryshme etnike brenda Evropës. Fashizmi i sotëm buron nga qasja e epërsisë kulturore. Vlera si të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk minimizohet vetëm pse ato refuzohen nga ekstremistët e djathtë”, theksoi ai.

Negociatori kryesor i Ankarasë me Brukselin tërhoqi vëmendjen se BE-ja nuk duhet të mjaftohet me një apel për vetëpërmbajtje dhe gjakftohtësi, por me doemos duhet ta zgjidhë këtë problem.

“Tashmë ky është një kërcënim edhe për Evropën. Këta racistë do të dëmtojnë Evropën. Do të ketë probleme shumë të mëdha në lidhje me të drejtat e njeriut dhe ato demokratike. Kjo do t’u paraqitet patjetër si dhunë neofashiste. I bëjmë thirrje Evropës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme kundër Holandës, e cila ka nëpërkëmbur edhe një tjetër herë vlerat evropiane”, u shpreh Omer Çelik.

Të shtunën, qeveria holandeze anuloi lejen e uljes së avionit të ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, si dhe pengoi ministren e Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya, që të hyjë në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Roterdam.



Lajme të ngjashme