Tensioni Turqi-Holandë në median botërore

Media botërore është treguar e ngathët për të publikuar lajmet në lidhje me protestat e gjera të turqve në shumë qytete.

Tensioni Turqi-Holandë në median botërore

Ndërkohë që është thelluar kriza ndërmjet Turqisë dhe Holandës media e huaj ka anashkaluar përcjelljen e qartë të ngjarjeve dhe komentet në lidhje me ato që përjetohen.

Media botërore është treguar e ngathët për të publikuar lajmet në lidhje me protestat e gjera të turqve në shumë qytete.

Në faqen e internetit të CNN International shkruhet se pas ndalimit të avionit të Ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlyt Çavushollu në Holandë nga qeveria e këtij vendi, filluan protestat e turqve që jetojnë në Holandë.

Në lajmin e CNN shkruhet se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) është irrituar nga kjo gjendje dhe e ka krahasuar qeverinë holandeze me nazistët.

Edhe BBC shkroi se pengimi i ministres turke të Politikave Sociale dhe Familjes Fatma Betyl Sajan Kaja (Fatma Betül Sayan Kaya) për të hyrë në konsullatën turke në Roterdam ka përkeqësuar gjendjen ndërmjet dy vendeve.

BBC theksoi se turqit e mbledhur përpara konsullatës në Roterdam për të përkrahur Presidentin Erdoan janë shpërndarë me ndërhyrjen e ashpër të policisë holandeze.

Në lajm u nxorën në plan të parë fjalët e Erdoanit për qeverinë holandeze “Këta janë mbetje të nazizmit dhe fashistë”.

Gazeta angleze Independent i pasqyroi ngjarjet nën titullin “Holanda pengoi uljen e avionit të ministrit të jashtëm turk”.

Gazeta shkroi se në të dyja vendet u zhvilluan protesta reciproke dhe janë tensionuar marrëdhëniet politike.  

Kurse gazeta Guardian publikoi lajmin me titullin e ndërhyrjes së forcave holandeze të sigurisë ndaj turqve të mbledhur përpara Konsullatës së Roterdamit.

Gazeta në faqen e saj të internetit publikoi një video me deklaratën e Presidentit Erdoan në lidhje me qeverinë holandeze si dhe i dha vend edhe postimeve të bëra nga Ministrja Kaja në rrjetin social.



Lajme të ngjashme