Kaja në konferencë për shtyp: Është arrestuar i ngarkuari me detyrë dhe ekipi im prej 5 vetash

Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betyl Sajan Kaja (Fatma Betül Sayan Kaya), tha se në Holand u përballën me një qëndrim shum harbut dhe një ndërhyrje të ashpër.

Kaja në konferencë për shtyp: Është arrestuar i ngarkuari me detyrë dhe ekipi im prej 5 vetash

Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betyl Sajan Kaja (Fatma Betül Sayan Kaya), tha se në Holand u përballën me një qëndrim shum harbut dhe një ndërhyrje të ashpër.

Ministrja Kaja, që nuk u lejua të hyjë në konsullatën turke në Roterdam të Holandës, erdhi në Stamboll me një avion privat dhe në Aeroportin e Ataturkut në Stamboll së bashku me Ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Berat Allbajrak (Berat Albayrak) dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ajo u shpreh se shkoi në Holandë si një ministre me pasaportë diplomatike.

“Ambientet e Konsullatës janë toka të Turqisë. Për këtë nuk kemi nevojë të marrim leje”.

Ajo u shpreh se në 30 metra distancë prej ndërtesës së konsullatës u ndaluan automjetet dhe u përballën me një qëndrim jo njerëzor dhe jashtë etikës. Në Holandë, vend ky që flet për demokracinë, liritë dhe të drejtën e shprehjes, jetuan një natë shumë të dhimbshme.

Kaja bëri të ditur gjithashtu se i ngarkuari me detyrë dhe ekipi i saj prej 5 vetash është arrestuar në Roterdam.

Më pas duke u shoqëruar nga policia, u përballën me një sjellje harbute dhe të ashpër dhe u lanë të presin 1 orë e gjysmë.Ajo u shpreh gjithashtu se nuk u dha leje madje edhe për nevojat më themelore.

“Dje në Holandë u pezulluan të gjitha liritë, u shkelën me këmbë liria e fjalës dhe e drejta për tu mbledhur. Një vend që flet për lirinë e medias sulmoi edhe gazetarët. Mbrëmë u shpall gjendje e jashtëzakonshme për një ditë ndërsa në Turqia gjendja e jashtëzakonshme u shpall pas tentativës për grusht shteti në 15 korrik dhe kjo diskutohet ende nga Evropa. Ata shpallën gjendje të jashtëzakonshme brenda një nate për të ndaluar takimin e një ministreje me popullin e saj brenda territoreve të Turqisë (konsullata), Ne dënojmë këtë që përjetuam” tha Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betyl Sajan Kaja.

Ajo tha se politikanët e ndjeshëm dhe të ndërgjegjshëm përbrenda tyre e dënojnë këtë ngjarje duhet ta shprehin edhe me zë të lartë.

“Kjo sjellje që nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë në botë as nga aspekti diplomatik as nga ai njerëzor duhet të dënohet në mbarë botën” theksoi Kaja.



Lajme të ngjashme