Bashkëpunimi Turqi-Rusi përforcohet edhe në media AA-TASS

Mes Anadolu Agency (AA) dhe agjencisë ruse të lajmeve TASS nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi, bën të ditur agjencia turke e lajmeve AA.

689358
Bashkëpunimi Turqi-Rusi përforcohet edhe në media AA-TASS

Mes Anadolu Agency (AA) dhe agjencisë ruse të lajmeve TASS nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi, bën të ditur agjencia turke e lajmeve AA.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes është zhvilluar pas takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi dhe pas takimit kokë më kokë në pallatin e Kremlinit mes presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Drejtori i Përgjithshëm dhe kryetari i bordit drejtues të AA-së, Şenol Kazancı, me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë TASS, Sergey Mihaylov, në ceremoninë ku ishin të pranishëm edhe presidentët Erdoğan dhe Putin nënshkruan marrëveshjen për shkëmbimin e lajmeve dhe fotove.

Me marrëveshjen për ofrimin e lajmeve në mënyrë të saktë, të besueshme dhe të shpejtë mes Turqisë dhe Rusisë synohet shkëmbimi i përvojave mes dy agjencive të lajmeve.

Marrëveshja e cila përfshin shkëmbimin e lajmeve dhe fotografive mes AA-së dhe TASS, përfshin gjithashtu edhe që agjencia ruse TASS të përfitojë nga programi i AA-së për trajnimin e gazetarisë së luftës.



Lajme të ngjashme