4 nga 5 viktimat e helikopterit të rrëzuar janë me nënshtetësi ruse

Prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, ka konfirmuar se sipas të dhënave paraprake, nga rrëzimi i helikopterit në Büyükçekmece kanë humbur jetën 5 persona.

4 nga 5 viktimat e helikopterit të rrëzuar janë me nënshtetësi ruse

4 nga 5 personat që humbën jetën ishin nënshtetas rusë.

Sipas deklaratës së firmës që zotëronte helikopterin, në helikopter gjendeshin edhe 3 nënshtetasturq 2 prej të cilëve ishin pilotë. .

Ndërkaq vazhdojnë punimet për të mësuar fatin e dy personave të tjerë.

Helikopteri tip  Skorsky S76 C++  ishte ngritur nga aeroporti Ataturk për në Eskıshehir në orën 11.20 me orën lokale dhe ishte rrëzuar pas një kohe të shkurtër.

Sipas informacioneve të marra, nuk dihet ende arsyeja e rrëzimit të helikopterit por aksidenti mund të jetë shkaktuar prej mjegullës së madhe që ka kapluar qytetin.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe zjarrfikëse, shëndetësore dhe kërkim-shpëtimit.



Lajme të ngjashme