Kalin: Turqia do ti marr të gjitha masat nëse krijohet ndonjë kërcënim

Ndërkaq edhe Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se do të godasin YPG-në nëse takohen me ata në Menbixh.

688128
Kalin: Turqia do ti marr të gjitha masat nëse krijohet ndonjë kërcënim

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu duke e bërë të ditur se pas operacioneve në al-Bab në Siri, prioritet ka Menbixhi, tha se “Edhe më herë kemi deklaruar se do të godasim YPG-në fraksionin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri në qoftë se takohemi me ata kur të shkojmë në Menbixh”.

Ministri Çavusoglu organizoi një mbledhje me kryeredaktorët e gazetave dhe radiotelevizionieve në Ankara.

Gjatë mbledhjes Çavusolu i bëri një vlerësim zhvillimeve në Siri, ndërsa shtoi se kurrë nuk do të lejojnë realizimin e ëndrrës së YPG-së për formimin e një kantoni.

“Nëse rusët përkrahin PYD-në kjo nuk do të jetë mirë për ne. PYD-ja është po aq e rrezikshme për sigurinë tonë sa edhe DAESH-i. Edhe më herë kemi deklaruar se do ti godasim në qoftë se takohemi me ata në Menbixh”, deklaroi Çavusoglu.

Edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin në përgjigje të një pyetjeje të bërë gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Kompleksin Presidencial tha se “Në qoftë se në Menbixh krijohet ndonjë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare atëherë Turqia do ti marr të gjitha masat”.



Lajme të ngjashme