Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Indeksi i prodhimit industrial u rrit me 4,35 në janar 2017

Rritja më e madhe në grupet kryesore industriale u realizua në sektorin e energjisë me 3,7%.

Indeksi i prodhimit industrial u rrit me 4,35 në janar 2017

Indeksi i prodhimit industrial në janar është rritur me 4,3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Rritja më e madhe në grupet kryesore industriale u realizua në sektorin e energjisë me 3,7%.

Në janar indeksi i sektorit të prodhimit industrial është rritur me 1,6% në krahasim me dhjetorin 2016, kurse indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe klimatizimit (ngrohjes dhe ftohjes së ajrit) është rritur me 1,5%.

Kurse në krahasim me janarin 2016 indeksi i sektorit të prodhimit industrial në muajin janar të këtij viti është rritur me 2,8%, kurse indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe klimatizimit (ngrohjes dhe ftohjes së ajrit) është rritur me 7,2%.

Në janar rritja më e madhe në krahasim me muajin e mëparshëm u realizua në sektorin e mobilierisë, me 18%.

Kjo rritje u pasua me 12,5% në sektorin e prodhimit të produkteve metalike me fabrikim dhe 11,2% në sektorin e prodhimit të qymyrit koks dhe të produkteve të hidrokarbureve të rafinuara.



Lajme të ngjashme