Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çavusoglu: FETO e PKK, 100% efektive në vendimin e Gjermanisë për anulimin e mitingjeve

Shefi i diplomacisë turke tha se organizata terroriste guleniste dhe organizata separatiste terroriste PKK kanë luajtur 100 për qind rol efektiv në vendimin e Gjermanisë për të anuluar tubimet e disa ministrave turq...

Çavusoglu: FETO e PKK, 100% efektive në vendimin e Gjermanisë për anulimin e mitingjeve

“Ne s’po quajmë naziste qeverinë gjermane. Praktikat të rikujtojnë atë periudhë”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, në lidhje me tensionimin për anulimin e mitingjeve të disa ministrave turq nga Gjermania.

Mevlut Çavusoglu organizoi në kryeqytetin Ankara një takim me kryeredaktorët e gazetave dhe televizioneve.

Duke vlerësuar tensionimin e ditëve të fundit me Gjermaninë, shefi i diplomacisë turke tha se organizata terroriste guleniste (FETO) dhe organizata separatiste terroriste PKK kanë luajtur 100 për qind rol efektiv në vendimin e Gjermanisë për të anuluar tubimet e disa ministrave turq.

“S’ju thamë që ‘jeni nazistë’, por që ‘vendimi të rikujton periudhën naziste’. Një praktikë e tillë nuk ishte parë kurrë, me çfarë do ta krahasoj! Realisht situata dhe tabloja e përgjithshme në Evropë na sjellë në mendje gjendjen përpara Luftës II Botërore. Çfarë dallimi ka nga nazistët (lideri racist i Partisë për Liri, Geert) Willders me praktikat e tij në Holandë, veçanërisht kundër të huajve? Kurrfarë dallimi, ai është një nazist! Ata ushtrojnë presion ndaj vendeve, ku do të organizohet tubimi”, theksoi Çavusoglu.

“Ne kemi bërë kërkesë për të organizuar rreth 30 aktivitete në Gjermani dhe jemi në pritje të përgjigjes”, shtoi ministri turk i Punëve të Jashtme.

Gjatë një fjalimi ditëve të kaluara në Bungestagun gjerman, kancelarja Angela Merkel kishte deklaruar se “Turqia është një partnere e rëndësishme, por krahasimi me nazistët është i trishtueshëm”.



Lajme të ngjashme