Turqi-Rusi-ShBA do të koordinojnë operacionet në Siri

Shefat turq, rus e amerikan të Shtabeve të Përgjithshme në një takim që janë duke zhvilluar në Antalya të Turqisë bisedojnë për zgjerimin edhe për trupat në terren të marrëveshjes së arritur më parë mes palëve për koordinimin e operacioneve ajrore në Siri

686870
Turqi-Rusi-ShBA do të koordinojnë operacionet në Siri

Është bërë edhe deklarata e parë për samitin surprizë në Antalya të shefave turk, rus dhe amerikan të Shtabeve të Përgjithshëm.

Njoftohet se pika kryesore e takimi të realizuar me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar dhe me pjesëmarrjen e Shefit të Shtabit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gjeneralarmate Joseph Dunford dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Gjeneralarmate Valery Gerasimov, ishte lufta kundër terrorit.

Palët pjesëmarrëse shkëmbyen mendime lidhur me situatën e fundit në luftën me të gjitha organizatat terroriste, me në krye ato që janë aktive në Siri, si dhe mbi problemet e sigurisë rajonale në Siri dhe Irak.

Gjithashtu u shtruan për diskutim në tryezë edhe masa të reja, që mund të merren në kuadër të parandalimit të incidenteve të papëlqyeshme ndërmjet forcave të armatosura të tre vendeve për një luftë më efektive me organizatat terroriste në periudhën e ardhshme.

Sipas vlerësimeve, në këtë kuadër gjeneralët turq, rus e amerikan kanë biseduar për zgjerimin edhe për trupat (tokësore) në terren të marrëveshjes së arritur më parë mes palëve për “koordinimin e operacioneve ajrore në Siri”.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në vlerësimin që bëri gjatë ditës së djeshme në lidhje me këtë takim të nivelit të lartë tha: “Ka nevojë për një koordinim shumë të mirë për spastrimin e Sirisë nga të gjitha organizatat terroriste. Në qoftë se nuk arrihet një koordinim i tillë, atëherë puna që dëshirojmë të bëjmë mund të jetë e rrezikshme”.



Lajme të ngjashme