Çavushollu: I papranueshëm antiturqizmi në rritje kohët e fundit në Gjermani

“Janë të papranueshme antiturqizmi sistematik i Gjermanisë dhe presioni sistematik që ushtrohet ndaj qytetarëve tanë që jetojnë këtu”, tha Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu në një takim me bashkëkombësit në Hamburg të Gjermanisë.

çavuşoğlu almanya1.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) e ka quajtur të papranueshëm qëndrim në rritje kohët e fundit kundër Turqisë në Gjermani.

Në takimin që pati me qytetarët turq në qytetin Hamburg të Gjermanisë, Çavushollu tha se pengimi i tubimeve nuk do ti frikësojë ata, nuk do ta shkëpusin dot lidhjen e Turqisë me qytetarët e saj që jetojnë në këtë vend.

Pengesat me të cilat janë hasur në Gjermani (për organizimin e tubimeve) Çavushollu i vlerësoi si një qëndrim që nuk pajtohet me marrëdhëniet dypalëshe, duke shtuar se nën presion po mbahen vazhdimisht edhe qytetarët turq që jetojnë në Gjermani.

“Janë të papranueshme antiturqizmi sistematik i Gjermanisë dhe presioni sistematik që ushtrohet ndaj qytetarëve tanë që jetojnë këtu”, theksoi Çavushollu.

Qytetarët turq që jetojnë në Gjermani përbëjnë një urë të rëndësishme ndërmjet dy vendeve, u shpreh ministri i Jashtëm, duke shtuar se Turqia dëshiron që ti mbajë mirë marrëdhëniet me Gjermaninë, por ndërkohë ajo nuk do të pranojë të shtypet përballë qëndrimeve negative.

Turqia e ka përvetësuar si parim mosndërhyrjen në punët e brendshme të asnjë vendi mik, por Gjermania po ndërhyn në referendumin që do të mbahet në Turqi, ajo pengon zgjedhësit që do të votojnë “pro” këtij referendumi dhe mbështetet ata që janë kundër.

“Nuk i takon asnjë vendi që të ndërhyjë në këtë mënyrë në referendumin popullor të një vendi tjetër”, nënvizoi Çavushollu duke e ftuar Gjermaninë të respektojë vlerat demokratike dhe shanset e barabarta.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavushollu tha se shqetësimet e Turqisë në lidhje me këtë çështje do t’i ngrejë edhe në takimin që do të ketë sot me homologun gjerman Sigmar Gabriel.



Lajme të ngjashme