Bozda: Raporti i Komisionit të Venecias është një përpjekje për krijimin e një perceptimi negativ

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda i bëri një vlerësim raportit që zë vend në mediat gjermane dhe në disa mediat tjera në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Turqi.

Bozda: Raporti i Komisionit të Venecias është një përpjekje për krijimin e një perceptimi negativ

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) deklaroi se përgatitja e raportit në lidhje me referendumin e 16 prillit nga ana e Komisionit të Venecias është një përpjekje për krijimin e një perceptimi negativ.

Bekir Bozda i bëri një vlerësim raportit që zë vend në mediat gjermane dhe në disa mediat tjera në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Turqi.

“Përgatitja e raportit në lidhje me ndryshimet kushtetuese nga ana e Komisionit të Venecias dhe paraqitja e tij në Këshillin Evropian nënkupton ndikimin në procesin e referendumit të Turqisë dhe kontribut në një perceptim negativ”, deklaroi Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda.

Duke e bërë të ditur se përmbajtja e raportit është sekrete dhe se ende nuk është publikuar, Bozda tha se rrjedhja dhe publikimi në media e raportit në fjalë nuk është etike dhe është e papranueshme.

Bozda tha se drafti i raportit zë vend të gjerë në media, ndërsa shtoi se Komisioni i Venecias është një komision i çmuar i ekspertëve nga ana e Këshillit Evropian gjatë hartimeve të kushtetutës.

Ai rikujtoi se Komisioni i Venecias ka ardhur në Turqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë të propozimeve për ndryshimet kushtetuese që do të ndryshojnë edhe sistemin e qeverisë.

“Në qoftë se Komisioni i Venecias dëshironte të konsultohej në lidhje me ndryshime pozitive në disa vende të kushtetutës, atëherë duhej të bënte këto lloj deklarata ose të vinte në Turqi gjatë kohës deri sa propozimi ishte në komisionin për hartimin e kushtetutës dhe deri sa debatohej në asamblenë e përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë. Por, të gjitha këto bëhen pasi ka mbaruar i tërë procesi. Përgatitja e raportit nga ana e Komisionit, konsulenca, udhëzimet e Turqisë nuk kanë të bëjnë fare me çështjen. Sepse tani ka mbaruar procesi i Kuvendit. Pas kësaj askush nuk ka të drejtë të bëjë ndonjë ndryshim”, u shpreh Bozda.

Duke e bërë të ditur se Komisioni i Venecias me raportin e tij mbi procesin e referendumit bëhet palë e këtij procesi, Bekir Bozda tha se raporti në fjalë nuk është i drejt dhe objektiv.



Lajme të ngjashme