Universiteti i Trakisë në Turqi nis përgatitjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe

Universiteti i Trakisë, në Edrene të Turqisë, ka filluar përgatitjen e përmbajtjes së teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake, të cilat nga viti i ardhshëm akademik do të futen si lëndë me përzgjedhje në shkollat e turke...

Universiteti i Trakisë në Turqi nis përgatitjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe

Universiteti i Trakisë, në provincën perëndimore Edrene të Turqisë, ka filluar përgatitjen e përmbajtjes së teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake, të cilat nga viti i ardhshëm akademik do të futen si lëndë me përzgjedhje në shkollat e turke, raporton Agjencia Anadolli (AA).

Plan-programi mësimor, i cili përfshin gjuhën shqipe dhe atë boshnjake, i përgatitur sipas protokollit të nënshkruar në vitin 2016 mes Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Turqisë dhe Universitetit të Trakisë, ishte pranuar javën e kaluar nga Këshilli Turk i Arsimit dhe Disiplinës.

Pas vendimit, ekspertë akademikë nga Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsive Ballkanike pranë Fakultetit të Letërsisë së Universitetit të Trakisë, ka filluar me përgatitjen e përmbajtjes së teksteve shkollore për dy gjuhët në fjalë.

Profesorë të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake pranë fakultetit janë duke punuar intensivisht për përgatitjen e teksteve pas miratimit të plan-programit të hartuar.

Rektori i Universitetit të Trakisë, prof dr. Erhan Tabakoglu, duke folur për AA-në, rikujtoi se në kuadër të protokollit të nënshkruar vitin e kaluar me Ministrinë e Arsimit Kombëtar, detyra për përgatitjen e materialeve arsimore për gjuhën shqipe dhe atë boshnjake i ishte dhënë Universitetit të Trakisë.

“Marrëdhëniet tona me Ballkanin vazhdojnë në mënyrë intensive dhe të ngrohtë. Secilit që i tregojmë, e pranon këtë fakt me kënaqësi. Ky lajm është pritur me gëzim të madh si në Shqipëri e trevat e tjera shqiptare, ashtu dhe në vendet ku flitet gjuha boshnjake. Edhe ata thonë të fusin gjuhën turke. Gjithsesi, ne jemi komunitete farefisnore. Kemi histori dhe kulturë të përbashkët. Edhe kjo afërsi në aspektin gjuhësor do të jetë tregues i afërsisë sonë edhe në shumë aspekte të tjera. Mësimi i gjuhës shqipe dhe boshnjake në Turqi do të mundësojë që ata që mësojnë këto gjuhë ta kujtojnë Ballkanin dhe vendet ku fliten këto gjuhë. Po ashtu hapet mundësia që personat e arsimuar, që flasin shqipen dhe boshnjakishten, të punojnë si mësimdhënës në Turqi”, tha Tabakoglu duke e ritheksuar gëzimin, siç shprehet ai, për këtë marrëdhënie emocionale dhe kulturore.



Lajme të ngjashme