Rrëzohet një avion luftarak sirian në Hatay të Turqisë

Një avion luftarak i regjimit sirian është rrëzuar në afërsi të qytezëz kufitare turke Samandagi, në provincën Hatay...

684717
Rrëzohet një avion luftarak sirian në Hatay të Turqisë

Një avion luftarak i regjimit sirian është rrëzuar në afërsi të qytezëz kufitare turke Samandagi, në provincën Hatay.

Kryeministri Binali Yildirim bëri me dije se mendohet që pilotët të kenë shpëtuar duke u hedhur me parashutë.

Kurse Prefekti i Hatayit, Ardal Ata, njoftoi se një skuardër e xhandarmërisë dhe një ekip mjekësor kanë mbërritur në vendndodhjen e rrënojës së avionit.

“Është parë që kabina e pilotimit ishte e zbrazët. Jemi të mendimit që pilotët kanë shpëtuar duke u hedhur me parashutë”, u shpreh ai.

Ndërsa opozitarët sirianë deklaruan përmes mediave lokale se kanë goditur me kundërajror një avion luftarak të regjimit në zonën rurale të Idlibit.

“Pamë që avioni u rrëzua”, theksuan opozitarët.

Idlibi është një qytet sirian në kufi me Turqinë.



Lajme të ngjashme