Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit të Avokatëve të Popullit Turqi-Rusi

Gjatë Simpoziumit të 4-t Ndërkombëtarë të Avokatëve të Popullit (ombudsman) në Ankara u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

684495

Me marrëveshjen e nënshkruar është hapur rruga që turqit në Rusi të aplikojnë tek Avokati i popullit rus.

Me këtë marrëveshje institucionet reciproke do të veprojnë brenda autorizimit të dhënë nga ligjet kombëtare dhe do të bëhet bashkëpunim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shtetet e veta.

Sipas marrëveshjes, secili do të japë përgjigjen sa më parë kërkesave të palës tjetër dhe ky afat nuk do të zgjasë më shumë se një muaj që nga data që ka mbërritur kërkesa.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga ana e Kryekontrollorit Sheref Mallkoç (Şeref Malkoç) në emër të Institutit Kontrollor Institucional të Republikës së Turqisë dhe Tatyana Moskalkova në emër të Komisionit të Lartë të të Drejtave të Njeriut të Federatës së Rusisë.

Lajme të ngjashme