Komuniteti turk në Gjermani e vlerëson skandalin diplomatik si një refuzim politik

Anulimi i mbledhjes së Ministrit të Drejtësisë së Turqisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) në Gjermani, ku do ti drejtohej qytetarëve, ngjalli reagimin e nënshtetasve turq që jetojnë në Gjermani.

684550

Nënshtetasit turq e cilësojnë të gabuar këtë vendim të Gjermanisë që nga aspekti i lirive dhe demokracisë është ndër vendet pararojë në Evropë.

Nënshtetasit turq bëjnë të ditur se në Gjermani, vend ku liria e shprehjes tregohet si një nga elementet e pazëvendësueshme të demokracisë,  marrja e këtij vendimi ka motive politike dhe shohin me shqetësime zhvillimet e tilla në këtë vend.

Nënshtetasit turq, që dënojnë këtë vendim, theksojnë se kjo nuk përputhet me vlerat demokratike.

Ata theksojnë se shohin me shqetësim se shoqëria gjermane dhe perëndimore që prej shumë vitesh përpiqen për lirinë e mendimit dhe të shprehurit mbajnë një qëndrim të tillë dhe e vlerësojnë këtë jo si një vendim ligjor por një agresivitet politik.

Lajme të ngjashme