Erdoan: Ata duhen gjykuar për mbështetje dhe përkrahje të terrorit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi ashpër ndaj Gjermanisë.

Erdoan: Ata duhen gjykuar për mbështetje dhe përkrahje të terrorit

Erdoan rikujtoi se në Gjermani, e cila anuloi aktivitetet e dy ministrave turq, lejohet fjalimi i një prej krerëve të organizatës separatiste terroriste PKK dhe shtoi: “Këta duhet të gjykohen për mbështetje dhe strehim të terrorit. Kjo ngjarje është kaq e qartë”.  

Presidenti turk në fjalimin e mbajtur në një ceremoni të ndarjes së çmimeve në Stamboll bëri vlerësime në lidhje me anulimin e aktiviteteve të Ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdag dhe Ministrit të Ekonomisë, Nihat Zeybekçi në Gjermani.

“A mund ta mendoni, ata nuk lejojnë që të flasë ministri ynë i drejtësisë, ministri ynë i ekonomisë. Unë do të marrë pjesë në një miting në shesh me anë të video-konferencës dhe brenda 2 orëve merr vendim Gjykata Kushtetuese dhe pengon që unë të flas. Por Cemil Bajëk (Cemil Bayık), një prej krerëve të organizatës separatiste terroriste PKK mund të lidhet dhe të flasë që nga Kandili. Këta duhet të gjykohen për mbështetje dhe strehim të terrorit. Kjo ngjarje është kaq e qartë”.

Ndërkaq Presidenti Erdoan deklaroi edhe arsyen e arrestimit javën e shkuar në Stamboll të personit që punonte për gazetën gjermane Die Welt.    

Në lidhje me shkeljen ligjore të personit në fjalë, Presidenti Erdoan tha: “Në Turqi u arrestua një përfaqësues i Die Welt. Për një muaj ky person, si përfaqësues i PKK-së, si një agjent gjerman, për një muaj është fshehur në konsullatën gjermane dhe kur ne thamë; ‘na e dorëzoni që të gjykohet’ nuk na e dhanë. Kur ma tha këtë kancelarja gjermane Angela Merkel, unë i thashë asaj: ‘Ne kërkojmë nga ju terroristët dhe ju na thoni: ‘gjykimi është i pavarur dhe asnjanës”. Ne kemi besim tek gjykimi ynë i pavarur dhe asnjanës, na e jepni që ta gjykojmë. Në fillim nuk e dorëzuan më pas na e dhanë dhe drejtësia po bën detyrën e saj, pra ai u arrestua. Sot qindra, mijëra terroristë janë duke terrorizuar në Gjermani”.



Lajme të ngjashme