Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu reagoi ashpër ndaj qëndrimit të Gjermanisë

“Kjo tani është bërë një zbatim sistematik i ‘shtetit në hije’ të Gjermanisë”, deklaroi Ministri i Jashtëm turk në reagimin e tij.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu reagoi ashpër ndaj qëndrimit të Gjermanisë

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu në lidhje me anulimin e mbledhjes së Ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdag me komunitetin turk në Gjermani tha se “Kjo tani është bërë një zbatim sistematik i ‘shtetit në hije’ të Gjermanisë”.

Ministri i Jashtëm Çavusoglu në rezidencën e Ministrisë së Jashtme priti në një takim pune Ministrin e Jashtëm dhe njëkohësisht Ministër i Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto. Pas takimit Ministri Çavusoglu u prononcua në interes të gazetarëve.

Çavusoglu në lidhje me anulimin e mbledhjes ku do të merrte pjesë Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, tha: “Kjo sjellje e Gjermanisë me të vërtet nuk zë vend as në demokraci, as në lirinë e shprehjes e as në lirinë e mbledhjes. Përpjekjet e bëra kohëve të fundit për të penguar aktivitetet e tilla nga ana e një vendi dhe sistemit të tij, i cili përpiqet për të dhënë të gjithëve mësime në demokraci, madje i cili në këtë mënyrë ndërhynë në punët e brendshme të vendeve tjera, në të vërtet janë tregues se sa janë zhytur Gjermania dhe perëndimi në standarde të dyfishta”.

Duke tërhequr vëmendjen se edhe mbledhjet e Presidentit Erdogan të planifikuara për tu mbajtur vitin e kaluar në Gjermani, ku do t’ju shpjegonte tentativën e grusht shteti të 15 korrikut, Ministri Çavusoglu rikujtoi se në këtë vend lejohen mbledhjet e organizatës separatiste terroriste PKK dhe se në këtë mbledhje kanë bërë lidhje të drejtpërdrejt edhe liderët e kësaj organizate.

“Ju lejoni liderët e terroristëve dhe pengoni Presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili është zgjedhur nga populli. Kjo është një situatë që nuk mund të shpjegohet”, deklaroi Çavusoglu.

Ministri i Jashtëm bëri të ditur se janë bërë përpjekjet që edhe mbledhja e Kryeministrit Binali Yildirim në Gjermani të pengohet, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Tani bashkitë kanë filluar ti anulojnë mbledhjet e planifikuara. Kjo nuk është rastësi. Kjo tani është bërë një zbatim sistematik i ‘shtetit në hije’ të Gjermanisë”.

“Duhet që të na trajtoni si një partner të barabartë. Turqia nuk është një vend nën komandën e juaj dhe ju nuk jeni pronarë të Turqisë. Ju nuk jeni një vend i klasës së parë e Turqia e klasës së dytë, ne nuk veprojmë kështu me ju, prandaj edhe ju jeni të obliguar të veproni me Turqinë sikurse me një partner të barabartë”, - deklaroi Çavusoglu.

Shefi i diplomacisë turke ndër të tjera shtoi se “Me presione sistematike që bëni ju nuk mund ta mposhtni komunitetin turk. Nuk do t’ia arrini dot, por ejani të veprojmë bashkërisht dhe të bashkëveprojmë në drejtim të komunitetit turk”.

“Nëse dëshironi të bashkëpunoni me ne atëherë duhet të mësoni se si të veproni me ne. Kjo nuk bën dhe nuk mund të vazhdoj në këtë mënyrë. Ne do të kundërpërgjigjemi, pa hezitim do të japin çdo lloj kundërpërgjigje, pastaj ju mendoni për pasojat”, përfundoi Çavusoglu.



Lajme të ngjashme