Çelik: Qëndrimi anti-turk i Gjermanisë do të çojë në rritjen e ekstremit të djathtë

Vazhdojnë reagimet ndaj Gjermanisë, e cila anuloi tubimet e Ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdag dhe Ministrit të Ekonomisë, Nihat Zeybekçi.

Çelik: Qëndrimi anti-turk i Gjermanisë do të çojë në rritjen e ekstremit të djathtë

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik deklaroi se qëndrimi anti-turk i Gjermanisë do të çojë në rritjen e ekstremit të djathtë i cili drejtpërdrejt kërcënon vlera demokratike.

Vazhdojnë reagimet ndaj Gjermanisë, e cila anuloi mbledhjet e Ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdag dhe Ministrit të Ekonomisë, Nihat Zeybekçi të planifikuara të mbahen me qytetarët turq që jetojnë në këtë vend.

Në vlerësimin e tij të bërë në lidhje me çështjen gjatë qëndrimit të tij në Izmir, Ministri Çelik tha: “Prej Turqisë, e cila prej kohësh është një vend evropian, e dërgojmë këtë mesazh; Jeni duke i kërcënuar vlerat e juaja. Kjo është një qasje shumë e rrezikshme për vlerat tona të përbashkëta. Urojmë që të hiqni dorë nga ky gabim”.

Duke e bërë të ditur se ajo çfarë bënë Gjermania është “ndërtimi i murit” dhe se ajo do ti pësoj dëmet nga ky mur, Ministri Çelik tha: “Ata duhen të ballafaqohen me këtë. I kujtojmë vlerat themelore, kjo çfarë bëni nuk ka vend në të drejtat demokratike, por pengon këto të drejta. E drejta për tu mbledhur, liria e shprehjes këto janë të drejtat themelore dhe ju i pengoni këto”.

Ministri Çelik gjithashtu tha se Gjermania me pengimin e ministrave të Republikës së Turqisë për tu takuar me qytetarët turq që jetojnë në këtë vend, në të vërtet është një fushatë e filluar në drejtim të politikës së brendshme të Turqisë.



Lajme të ngjashme