Jëlldërëm: Entuziastët e puçeve ushtarake nuk do të kenë më shans në Turqi

Turqia nuk do të ketë të bëjë më me tentativat e entuziastëve për grusht shteti, për tutelë, tha kryeministri Binali Jëlldërëm në fjalën që mbajti në Kongresin Ndërkombëtar të Demokracisë organizuar në kryeqytetin Ankara.

Jëlldërëm: Entuziastët e puçeve ushtarake nuk do të kenë më shans në Turqi

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Turqia nuk do të ketë të bëjë më me tentativat e entuziastëve për grusht shteti, për tutelë.

Në fjalën që mbajti në Kongresin Ndërkombëtar të Demokracisë organizuar në kryeqytetin Ankara me temë “Tentativa për Grusht Shteti e 15 Korrikut –Shah Global”, Kryeministri Jëlldërëm duke iu referuar tentativës së organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) tha se 15 Korriku tani nuk është një ditë e çfarëdoshme kalendarike, por është dita e evokimit të dëshmorëve të demokracisë.

“Ashtu siç u zgjua me dritë nga errësira ky vend mëngjesin e 16 korrikut, edhe këtej e tutje me 16 prillin (data kur do të mbahet referendumi popullor) do ti përfitojnë këtij vendi të madh një ditë, kur tanimë nuk do të mund të realizohen ëndrrat e entuziasteve të regjimit tutelë, të forcave jodemokratike”,- tha Jëlldërëm.

Kjo përpjekje e madhe e popullit tonë është njëherësh një mesazh i rëndësishëm ndaj të gjithë popujve të botës, ndaj të gjithë njerëzimit, theksoi Kryeministri, ndërsa nënvizoi se asnjë forcë nuk është mbi vullnetin kombëtar.

“Struktura të tilla të errëta që mundohen të ekzistojnë pavarësisht popullit janë të destinuara të gjunjëzohen përpara vullnetit kombëtar. 15 korriku ia tregoi këtë të gjithë botës. Objektivi kryesor i puçistëve atë natë ishte të rrëzonin Presidentin dhe qeverinë. Falë zotit nuk ia arritën një gjëje të tillë. Puçistëve ne u bëmë ballë duke qëndruar krah për krah me popullin dhe u dhamë atyre një goditje të madhe”, u shpreh Jëlldërëm.

“Populli turk nuk është njohur më parë me një tradhti kaq të madhe. Edhe këtej e tutje, asnjë nuk do të ketë mundësinë t’i bëjë të këqija të tilla këtij populli fisnik”, nënvizoi kryeministri.

Ky mesazh, i dhënë me këtë frymë vëllazërie ndaj atyre që deshën të rrëzojnë Presidentin e zgjedhur me votën e popullit, duhet vlerësuar mirë”, tha Jëlldërëm dhe vijoi: “atë natë (15 korrik) humbën tradhtarët dhe filloi populli. Me sistemim presidencial do të plotësohen edhe vakumet që ka shkaktuar sistemi ekzistues në vendin tonë. Pa humbur kohë ne do të vazhdojmë të përparojmë me vendosmëri drejt nivelit të qytetërimeve bashkëkohore”.



Lajme të ngjashme