Erdogan: Nëse Rusia na e kërkon, mund të ndërmarrim së bashku operacionin në Raka

Në kthim nga Pakistani, Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi për gazetarët e pranishëm në avion se operacionin në Raka mund të kryejnë bashkë me Rusinë, nëse kjo e fundit do të paraqiteshe me një kërkesë të tillë...

Erdogan: Nëse Rusia na e kërkon, mund të ndërmarrim së bashku operacionin në Raka

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se synimi i Turqisë, vend që nuk pretendon kurrsesi të qëndrojë në Siri, është eliminimi i kërcënimeve kundër saj dhe ndalimi i fluksit të emigrantëve.

Kreu i Shtetit vlerësoi rendin e ditës për gazetarët e pranishëm në avion, gjatë kthimi nga Pakistani, ku realizoi kontakte të rëndësishme në kuadër të Samitit 13. të Liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO).

Ai u ndal fillimisht mbi operacionin ushtarak “Mburoja e Eufratit”, ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në Siri, duke njoftuar se tani radhën e ka Menbixhi.

“Tani jemi në Al-Bab, pikë të cilën e mbërritëm pas Xharabulusit, Al-Rait dhe Dabikut. Nuk do të ishte aspak e gabuar nëse themi që ‘ne jemi duke bërë një operacion spastrimi’. Do të vazhdojmë edhe më tej. Procesi ynë pas Al-Babit do t’i drejtohet Menbixhit”, u shpreh lideri turk.

Erdogani shtoi gjithashtu se administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk ka ende një vendim të qartë në lidhje me Menbixhin dhe Rakan.

“Jemi duke u përpjekur që procesin e Rakas ta ndërmarrim bashkë me forcat e koalicionit, me në krye SHBA-në, nëse arrijmë të bëjmë hapa të përbashkëta. Ndërkaq, po qe se edhe nga Federata e Rusisë vijnë kërkesa në formën ‘të vazhdojmë së bashku luftën kundër DAESH-it’, atëherë mund të flitet për ta realizuar këtë luftë bashkërisht. Gjatë këtij muaji do të kemi një vizitë në Rusi. Atje do të gjejmë shansin që t’i trajtojmë gjatë e gjerë të gjitha këto çështje”, theksoi ai.

I pyetur në lidhje me pretendimet se kreu i organizatës terroriste guleniste (FETO), Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1999 e këtej, do të arratiset në Kanada, Presidenti Erdogan u përgjigj me këto fjalë: “S’di të them nëse Kanadaja mund ta pranojë ose jo një aplikim të atillë. Ne kemi shpërndarë të gjitha informacionet e nevojshme. Aktualisht s’kemi dëgjuar ndonjë gjë serioze për këtë pretendim. Në rast se kjo ndodh, atëherë do të bisedojmë në nivele të larta edhe me ata (palën kanedeze).”



Lajme të ngjashme