Bozda: Vendimi për arrestimin e korrespondentit të “Die Welt” është jopolitik

Bekir Bozda në konferencën e shtypit organizuar në Francë me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland tha se vendimi për arrestimin e korrespondentit të gazetës gjermane “Die Welt” në Turqi, Deniz Yücel është jopolitik.

Bozda: Vendimi për arrestimin e korrespondentit të “Die Welt” është jopolitik

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) tha se vendimi jopolitik për arrestimin e korrespondentit të gazetës gjermane “Die Welt” në Turqi, Deniz Jyxhel (Deniz Yücel) është dhënë nga gjykatat e pavarura turke.

Bekir Bozda në konferencën e shtypit organizuar në Francë me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Turbjërn Jaglan (Thorbjorn Jagland) iu përgjigj edhe një pyetjeje mbi arrestimin e Deniz Jyxhelit.

“Vendimin lidhur me personin në fjalë e ka marrë gjykata e pavarur turke. Ka të drejtë ankimi, madje janë bërë edhe ankimet ndaj këtij vendimi. Vendimi nuk është politik”, sqaroi ministri i Drejtësisë.

Gazetari me origjinë turke, Deniz Jyxhel ishte arrestuar pardje në Stamboll me akuzën “për propagandë terroriste dhe nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë në popull”.



Lajme të ngjashme