Ëshëk falënderon ushtrinë për pastrimin e al-Babit nga DAESH-i

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık) falënderoi të gjitha njësitë e Forcave të Armatosura Turke (TSK), të cilat përfunduan me një heroizëm të madh operacionin për pastrimin nga DAESH-it të al-Babit në Siri.

Ëshëk falënderon ushtrinë për pastrimin e al-Babit nga DAESH-i

Në fjalën që mbajti në mbledhjen e 20-të të Asamblesë së Përgjithshme të Fondacionit “Kocaeli Gümüşhaneliler” Fikri Ëshëk (Fikri Işık) foli për përpjekjen intensive që janë duke bërë kundër vatrave të errëta që mundohen ta copëtojnë Turqinë, duke shtuar se për momentin Turqia në historinë e saj 35-vjeçare të luftës kundër terrorizmit i ka dhënë PKK-së goditjen më të rëndë.

Duke theksuar se kushtet e vështira të dimrit nuk përbëjnë më pengesë për kryerjen e operacioneve, ministri Ëshëk tha se forcat e sigurisë kanë kryer operacione të përbashkëta edhe në dëborë me trashësi 2 metra. 

"Nga njëra anë, ne jemi duke kryer një operacion antiterror shumë intensiv kundër forcave që janë në pozicionin e nënkontraktorit të dikujt në rajon, kurse nga ana tjetër, ne jemi duke kryer operacione ndërkufitare për të eliminuar terrorizmin që kërcënon vendin tonë. Operacioni Mburoja e Eufratit, që ka nisur më 24 gusht, është treguesi konkret i vendosmërisë tonë. Operacionin Mburoja e Eufratit ne nuk e kemi kryer për të mbrojtur vendin tonë, për t’u mbrojtur brenda kufijve nga aktivitetet e DAESH-it që kërcënojnë Turqinë, por për ti shtypur kokën DAESH-it në çdo pikë, nga e cila ai i dërgon kërcënime Turqisë dhe për ta shkulur dhe shporrur plotësisht këtë organizatë nga ky rajon”, tha Ëshëk.

Ministri deklaroi se operacioni në al-Bab ka përfunduar dhe se Ushtria e Lirë Siriane (ULS) me mbështetjen e TSK-së (ushtrisë turke) e spastroi të gjithë al-Babin nga elementët e DAESH-it. 

Duke përkujtuar se nga DAESH-i janë pastruar edhe Xharabulus, Rai dhe Dabik dhe këto vendbanime janë kthyer në zonë të sigurt, Ëshëk njoftoi se në zonat e pastruara vazhdojnë punimet e nevojshme në infrastrukturë dhe superstrukturë, në mënyrë që banorët e zonës të bëjnë një jetë të sigurt. 

"Në emër të popullit tonë dua të falënderoj të gjitha njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), të cilat operacionin në al-Bab e përfunduan me heroizëm të madh. Ata treguan një heroizëm të madh dhe bënë sakrifica të mëdha. Ata çrrënjosën nga ky rajon një nga organizatat më gjakatare që ka parë rruzulli tokësor deri më sot, siç është DAESH-i”, tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk.



Lajme të ngjashme