Kahraman publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të masakrës së Hocalis

Në mesazhin e tij Kahraman shkruan se bëhen përpjekje që kjo masakër të mbetet në harresë, ndërsa tërhoqi vëmendjen se edhe pse kanë kaluar gjithë këto vite çetat armene, aktore të kësaj masakre nuk kanë dalë ende para drejtësisë dhe nuk kanë dhënë llogar

Kahraman publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të masakrës së Hocalis

Kryeparlamentari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman, publikoi një mesazh me rastin e 25-vjetorit të masakrës së Hocalis.

Në mesazhin e tij Kahraman shkruan se bëhen përpjekje që kjo masakër të mbetet në harresë, ndërsa tërhoqi vëmendjen se edhe pse kanë kaluar gjithë këto vite çetat armene, aktore të kësaj masakre nuk kanë dalë ende para drejtësisë dhe nuk kanë dhënë llogari.

Kahraman gjithashtu bëri të ditur se Turqia dhe Azerbajxhani janë një popull me dy shtete që ndajnë fatin e njëjtë, ndërsa vijoi duke thënë se “Për deri sa nuk japin llogari aktorët e kësaj masakre, nuk kërkohet falje për krimin e kryer, kjo dhimbje nuk do të pushojë”.

“Në masakrën e Hocalis, e cila është kryer para syve të gjithë botës, janë vrarë 613 njerëz të pafajshëm në mënyrë më barbare”, shkroi Kahraman dhe vijoi me këto fjalë: “Në këtë masakër që është kryer në mënyrë sistematike janë plagosur edhe 487 civilë, gjithashtu janë zhdukur edhe 150 vëllezër tanë azerbajxhanas”.

Kahraman i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara për të gjetur zgjidhje problemit të territoreve të pushtuara të Azerbajxhanit me qëllim që masakra të tilla të mos jetohen më dhe shtoi se “Lutja ime është që këto lloj masakrash çnjerëzore të marrin fund dhe të mos përsëriten më”.



Lajme të ngjashme