Provat e policisë nxjerrin përsëri në shesh partneritetin e FETO-PKK

Partneriteti i fshehtë ndërmjet Organizatës Terroriste Gyleniste/ Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) dhe PKK ka dalë edhe një herë në shesh.

Provat e policisë nxjerrin përsëri në shesh partneritetin e FETO-PKK

Partneriteti i fshehtë ndërmjet Organizatës Terroriste Gyleniste/ Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) dhe PKK ka dalë edhe një herë në shesh.

Në USB-të e një personi të arrestuar në kuadër të hetimit kundrejt anëtarëve të FETO/PDY, ndërmjet këngëve dhe materialeve të tjera u gjetën edhe incizime zanore të kreut të FETO-s dhe video që i përkisnin kuadrove në mal të organizatës terroriste PKK.

Në kuadër të hetimit që zhvillohet ndaj FETO/PDY nga Kryeprokuroria e Republikës së Rrethit Ushak (Uşak), përfundoi inspektimi digjital i dy USB-ve të sekuestruara në makinën dhe vendin e punës së një personi të arrestuar 4 muaj më parë pasi ishte përdorues i aplikacionit "ByLock" që përdorej për të shkëmbyer mesazhe të koduara nga anëtarët e organizatës në fjalë.

Ky person u arrestua me akuzën për “anëtarësim në organizatë terroriste” dhe “sigurim të financimit të organizatës terroriste”.

Materialet digjitale të koduara ishin hedhur në klasorë zanorë nën emrat e këngëtarëve të ndryshëm. Policia që kreu inspektimin e këtyre materialeve, në vend të këngëve arriti të deshifrojë dosjet zanore të kreut të FETO-s.

Në 26 klasorët digjitalë të këngëtarëve të ndryshëm u gjetën edhe video të anëtarëve të PKK-së.

Në dosjet që nxjerrin në shesh partneritetin e fshehtë ndërmjet dy organizatave terroriste tërheqin vëmendjen mesazhet e kreut të FETO-s.

Në një dosje zanore me datë 23 tetor 2015, kreu i FETO-s thotë: “Nëse unë jam i fuqishëm dhe kam forcë , nëse kam mundësitë në duar atëherë ata janë të detyruar të më binden”.



Lajme të ngjashme