Erdoan: Sistemi Presidencial është kusht për arritjen e objektivave të Turqisë

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) shkruan se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në qytetin Manisa është shprehur në lidhje me Sistemin presidencial.

Erdoan: Sistemi Presidencial është kusht për arritjen e objektivave të Turqisë

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) bën të ditur se në fjalim, Presidenti Erdoğan tha: "Sistemin qeverisës presidencial e dëshirojmë për të ardhmen e vendit dhe popullit tonë. Për këtë kryejmë përpjekje. Po të besonim se me sistemin aktual Turqia do të mund të arrinte objektivin e saj, dhe se do të mund të zgjidhte problemet e përjetuara që prej kohësh të jeni të sigurt se nuk do të hidhnim as hapin më të vogël në çështjen e ndryshimit të kushtetutës".

Në lidhje me ndryshimet për sistemin qeverisës presidenti Erdoğan ka shtuar më tej se "Dikush shprehet se ‘Përse ndryshoni sistemin qeverisës teksa Turqia ka kaq probleme dhe nuk përpiqeni të zgjidhni këto?‘ Pikërisht për këtë arsye dëshirojmë ndryshimin. Kërkojmë ndryshimin e sistemit qeverisës që zgjidhjet e problemeve të Turqisë të mos mbesin në iniciativat e individëve. Dëshirojmë ndryshimin e kushtetutës që garancia e stabilitetit dhe besimit të mos jetë individi, por të jetë vetë sistemi."

Duke vënë në dukje se sistemi aktual nuk përmbush as nevojat e djeshme të Turqisë, Erdoğan tha: "Vazhdimi me këtë sistem do të thotë të braktisësh vendin nën kthetrat e krizave, dhe grindjeve. Dikush tani thotë ‘ja sistemi funksionon për mrekulli që prej 10 vitesh‘. Mirë por mrekullia e kësaj nuk qëndron tek sistemi. Ka disa që ndryshimet e fundit i lidhin me personalitetin tim. Ata kundërshtojnë veten e tyre duke insistuar në një sistem që funksionon me sakrifica personale. Ne këtë sistem e dëshirojmë vetëm e vetëm për popullin tonë. E dëshirojmë që Turqia të arrijë më lehtë objektivat e saj."

Duke theksuar se do ta miratojë dënimin me vdekje në rast se kërkesa kalon në parlament, presidenti Erdoğan ka vlerësuar ndër të tjera se "Ka një problem që nevojitet ndryshimi i kushtetutës. Ja pra në të njëjtën kohë data 16 do të jetë përgjigja e kësaj. Nëse është e nevojshme që tani po shpreh edhe një gjë tjetër, ku mund të hapim edhe rrugën e një referendumi për këtë. Nëse kjo nuk del nga parlamenti po e ripërsëris që tani kërkesën për një referendum për ndryshimin e kushtetutës. Dhe për atë çfarë do të bëjmë, do ti drejtohemi sërish popullit".



Lajme të ngjashme