Turqia ngre bazën e saj shkencore në Antarktikë

Turqia do të ngrejë bazën e saj të kërkimeve shkencore në Antarktikë.

Turqia ngre bazën e saj shkencore në Antarktikë

Turqia do të ngrejë bazën e saj të kërkimeve shkencore në Antarktikë.

Ekipi shkencor prej 9 personash, që do të zhvillojë punimet e fizibilitetit, u nis sot nga Stambolli.

Ekipi që u nis për në Amerikën Latine me avion, pas një udhëtimi 30-ditor me anije do të mbërrijë në Antarktikë. Kryetarja e ekipit të para të fizibilitetit që ka krijuar PolReC në Universitetin Teknik të Stambollit, që është qendra e vetme e shkencave të polit në Turqi, Burxhu Ëzsoj (Burcu Özsoy) tha se në rast se Turqia sot do të zërë vend në strukturën pozitive në rajon, një ditë do të mund të marrë pjesë edhe në mekanizmin dhe sistemin e tij.

Doçentja Burxhu Ëzsoj falënderoi Presidencën dhe Ministrinë e Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë për mbështetjen e dhënë dhe shtoi: “Pasi të zbresim në Antarktikë do të hipim në anije dhe për 30 ditë do të vazhdojmë aty punimet. Veçanërisht do të zhvillojë studime në lidhje me ndryshimet klimatike dhe gjallesat nën dhe mbi ujë”.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se pas studimeve shkencore do të marrin statusin e vendit anëtar.

Më parë shkencëtarët që shkonin nga Turqia në Antarktikë zhvillonin punimet në bazat e vendeve të ndryshme.

Në Antarktikë 24 vende kanë statusin e vëzhguesit ndërsa 29 vende janë në statusin e vendeve këshilltare dhe Turqia që nga viti 1995 ishte në statusin e vendit vëzhgues.

Me ekipin që dërgoi së fundmi, në vendimet që do të merren në kontinent, nga statusi vëzhgues do të kalojë në statusin e vendit këshillues.

Në Antarktikë që nuk i përket asnjë vendi gjenden përfaqësuesit e 53 vendeve.



Lajme të ngjashme