Erdoan në 9 mars takohet me Putin në Moskë

Në datat 9-10 mars Presidenti Erdoan do të vizitojë Rusinë, ku do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi, që do të mbahen në Moskë.

Erdoğan ve Putin.png
rusya, s-400 füze sistemi.jpg

Në datat 9-10 mars Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të vizitojë Rusinë.

Erdoani do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi, që do të mbahen në Moskë.

Planifikohet që Presidenti Erdoan gjatë kësaj vizite të zhvillojë edhe një takim kokë më kokë me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Disa nga pikat e agjendës se këtij takimi pritet të jetë pika e arritur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, rritja e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike si dhe blerja e sistemit të mbrojtjes raketore S-400.



Lajme të ngjashme