Çelik: Negociatat për anëtarësim Turqi-BE kanë nevojë për një samit

Kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin Ëmer Çelik tha të mërkurën nga Varshava se bisedimet për anëtarësim nuk mund të shkojnë më tej pa u mbajtur një samit Turqi-BE.

678532
Çelik: Negociatat për anëtarësim Turqi-BE kanë nevojë për një samit

Ministri i Qeverisë turke për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori Ëmer Çelik (Ömer Çelik), ka theksuar se tashmë nuk ka mbetur më mundësi përparimi (të bisedimeve Ankara-Bruksel) pa zhvillimin e një samiti mes Turqisë dhe BE-së si dhe ka kërkuar që në gjysmën e parë të këtij viti të organizohet një samit Turqi-BE.

I ndodhur në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, për takime zyrtare ministri Çelik iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Pasi ka rikujtuar se po festohet 600-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me Poloninë, ai ka shpjeguar se dy vendet kanë patur gjithmonë mendime të njëjta për paqen në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Ai ka vënë në dukje se dy vendet kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushta, edhe këtë aleancë e vazhdojnë edhe në NATO.

Duke folur rreth qasjeve të presidentit amerikan, Danëlld Tramp (Donald Trump), që vendos në pikëpyetje funksionimin aktual të NATO-s dhe deklaratat e tij mbështetëse për Brexit-in, në kundërshtim me ato të paraardhësve të tij, Çelik ka theksuar se kjo ka krijuar disa dyshime në mekanizmin kryesor të BE-së dhe madje drejtuesit e lartë të institucioneve të BE-së i kanë vërejtur si kërcënime deklaratat e Trampit.

Pasi është shprehur se me Poloninë ka shumë hapësira për bashkëpunim, kryesisht në fushat e transportit dhe të mbrojtjes, ministri Çelik tha se "Këtu (në Poloni) organizata terroriste FETÖ ka një strukturim serioz. Ka 3 universitete, flitet përafërsisht për 6 shkolla. Këto pas grushtit të shtetit janë tërhequr pak pas perdes duke ndjekur një strategji për sjelljen në krye të tyre të drejtuesve polakë".

Ministri Çelik ka shtuar se bashkëbiseduesve polakë do t'iu shpjegohet qartë se kjo është një mënyrë e njohur e FETÖ-s dhe lufta kundër tyre është e rëndësishme edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe edhe për stabilitetin e Polonisë mike.

Pas pyetjeve në lidhje me takimet Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) me zyrtarët e BE-së gjatë vizitave në Maltë dhe Zvicër, Çelik është shprehur: "Tashmë nuk ka mbetur më mundësi përparimi në çështjet e tjera pa zhvillimin e një samiti mes Turqisë dhe BE-së. Kjo nuk është një situatë që mund të vazhdohet. Evropa duhet të vendosë një vizion në marrëdhëniet e saj me Turqinë. Edhe Polonia ka kërkesa të tilla. Ajo që kërkohet këtu është shfaqja e mekanizmit vendimmarrës fleksibël të BE-së, i cili i jep rëndësi pozicioneve të veçanta të vendeve. Pra kur vendimi jepet nga Brukseli kjo nuk funksionon. Ku e kemi vërejtur së fundmi këtë? Se nuk është zbatuar asnjë vendim i marrë në çështjen e strehimit vullnetar, por edhe në politikën e migracionit".

Ministri Çelik ka nënvizuar se krahas kësaj BE-ja që prej një kohe të gjatë nuk ka një politikë të qartë për Turqinë.

Në lidhje me pritshmëritë për samitin Turqi-BE që duhet të mbahet, ai u shpreh se "Ky samit duhet të mbahet në gjysmën e parë të vitit. Dhe e dyta pas kësaj çështjet nuk do të mbesin në teori, dhe të nxirren në pah përparimet konkrete të çështjeve.

Ndërsa pyetjes nëse është takuar apo jo me raportuesen e Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri, ministri Çelik i është përgjigjur se "Me Kati Piri nuk jam takuar dhe nuk do të realizoj një takim. Pavarësisht se shumë herë kemi treguar qasje me qëllim të mirë ndaj saj, Piri bën përkthyesen e zëdhënësve të partisë HDP".



Lajme të ngjashme