Bozda i dërgoi letër homologut amerikan për ekstradimin e Gylenit

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda i ka dërguar një letër homologut amerikan, Jeff Sessions me kërkesë ekstradimin e kreut të organizatës terroriste fetullahiste, Fetullah Gylen.

Bozda i dërgoi letër homologut amerikan për ekstradimin e Gylenit

"Populli dhe shteti turk pret që kreu i FETO-s të ekstradohet në vendin tonë. Kjo do të japë një kontribut të madh në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, shkruan Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) në letrën e tij.

“Siç jeni në dijeni pika më e rëndësishme në agjendën e ministrive të Drejtësisë të të dy vendeve është procesi i ekstradimit të themeluesit dhe drejtuesit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, i cili jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamentit tuaj i janë paraqitur kërkesat për arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e kreut terrorist Gylen, dhe më pas i janë përcjellë edhe informacione dhe dokumente shtesë të kërkuara”, vijon letra e Bozda.

"Populli dhe shteti turk është duke pritur për ekstradimin në vendin tonë të liderit të FETO-s, Gylen, i cili ka urdhëruar grushtin e shtetit më 15 korrik dhe i cili përbën ende një kërcënim të madh për sigurinë tonë kombëtare. Ekstradimi i Gylenit do të japë një kontribut të madh në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në përputhje me marrëveshjen dypalëshe midis nesh, është i rëndësishëm përfundimi i procesit të arrestitimit të përkohshëm dhe ekstradimit në një mënyrë të shpejtë dhe pozitive. Me këtë rast dëshiroj të shpreh se bashkëpunimi ynë i sinqertë do të zhvillojë më tej marrëdhëniet tona ekzistuese kundër çdo lloj kërcënimi terrorist ndaj vendeve tona", - ka theksuar Bozda në letrën e tij drejtuar homologut amerikan.



Lajme të ngjashme