Turqia prodhon motor nafte për lokomotivë

Kompania turke TÜLOMSAŞ me seli në Eskişehir ka prodhuar një motor nafte me emrin ‘TLM6V185' për lokomotiva.

Turqia prodhon motor nafte për lokomotivë

Shoqëria Anonime e Turqisë për Prodhimin e Lokomotivave dhe Motorëve (Türkiye Lokomotif ve Motor Sanayi A.Ş. – TÜLOMSAŞ) ka prodhuar një motor nafte me emrin ‘TLM6V185', i pari i këtij lloji për Turqinë për nga tipi dhe fuqia që ka. 

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan, në fjalën që mbajti në ceremoninë e organizuar për prezantimin e motorit vendor që punon me naftë, organizuar në fabrikën e TÜLOMSAŞ-it në qytetin e Eskishehirit, tha se Turqia sot është një vend që prodhon motorë për sektorin hekurudhor.  

"YHT (Trenin e Shpejtësisë së Lartë - High Speed Train) do ta prodhojmë vetë, ai do të jetë edhe kombëtar, edhe vendor. Ne nuk do ta përdorim atë vetëm në vendin tonë, por do ta eksportojmë në hapësirën gjeografike ku ndodhemi, madje në çdo vend të botës”, tha ai.

Duke vënë në dukje se Turqia është vendi i 6-të në Evropë dhe i 8-i në botë që përdor trena të shpejtësisë së lartë, ministri Arslan tha: "Le të shkojmë (me tren) nga Eskishehiri në Kapikule (kufi me Bullgarinë), përmes Ankarasë të shkojmë deri në Kars (në kufi me Armeninë. Ky letë të jetë korridori kryesor, por ne vazhdojmë punimet për ta zgjatur këtë linjë drejt Bursës (në perëndim), dhe përmes Afyonkarahisarit për ta zgjeruar atë deri në Antalya, deri në Detin e Zi, deri në Izmir”.



Lajme të ngjashme