Ushtria turke neutralizon 34 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, 34 terroristë të PKK-së janë neutralizuar ditën e hënë në 2 operacione ajrore në zonën Zap të Irakut Verior...

Ushtria turke neutralizon 34 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar 23 terroristë në ofensivën e dytë ajrore të ditës së hënë ndaj një grupi anëtarësh të organizatës terroriste dhe separatiste PKK, që janë konstatuar se po përgatitesh të ndërmerrnin një sulm, në zonën Zap të Irakut Verior.

Sipas një komunikate me shkrim të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, Forcat Ajrore të Turqisë vlerësuan një informatë urgjente nga terreni dhe avionët luftarakë ndërmorën menjëherë, nga ora 10:10 deri në 12:40, një operacion ajror kundër anëtarëve të organizatës terroriste dhe separatiste, të cilët ishin duke përgatitur sulme në territoret turke.

Në fund të operacionit ajror – vijon komunikata e Shtabit të Përgjithshëm të Forcat e Armatosura të Turqisë – janë neutralizuar të gjithë terroristët e konstatuar në atë terren.

Kurse në operacionin e parë ajror të ditës së hënën në zonën Zap të Irakut Verior, realizuar nga ora 02:42 deri në 02:59, ishin neutralizuar edhe 11 terroristë të tjerë.



Lajme të ngjashme