Trafik i ngjeshur diplomatik i Çavushollusë në Gjermani, 22 takime dypalëshe

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në kuadër të vizitës në Gjermani për takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës dhe Konferencës së 53-të të Sigurisë së Mynihut (MSC) zhvilloi 22 takime dypalëshe.

675522
Trafik i ngjeshur diplomatik i Çavushollusë në Gjermani, 22 takime dypalëshe

Ministri turk ditën e enjte udhëtoi drejt qytetit Bon të Gjermanisë ku u zhvillua takimi i ministrave të Jashtëm të G20-ës, që përfshiu vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, në qendër të të cilit ishte gjendja e krijuar pas gjashtë viteve luftë civile në Siri.

Në mbledhjet që zgjatën 2 ditë gjithashtu u shqyrtuan tema të tilla si zhvillimi i vazhdueshëm, siguria,  mbrojtja e paqes dhe bashkëpunimi me Afrikën si dhe çështje globale dhe rajonale.

Në fillim Ministri Çavushollu u takua me Drejtoreshën Ekzekutive të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Espinosa Cantellano me të cilën bisedoi për përpjekjet në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Më pas u takua me Ministrin e Jashtëm të Norvegjisë Borge dhe Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson.

Në takimin me homologun amerikan u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta kundër organizatave terroriste DAESH, PYD dhe FETO.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu u takua edhe Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, Ministren e Jashtme të Kanadasë, Chrystia Freeland, Ministrin e Jashtëm të Italisë Angelino Alfano, Ministrin e Jashtëm të Japonisë, Fumio Kishida, Ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Eymen es-Safadi dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini.

Pas takimeve në Bon, Ministri Çavushollu kaloi në Mynih ku u zhvillua Konferenca e 53-të Ndërkombëtare e Sigurisë.

Në ditën e parë në Mynih ai u takua me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Cevad Zarif dhe Ministrin e Jashtëm të Kirgizisë, Erlan Abdıldayev.

Dje ai zhvilloi edhe një sërë takimesh të tjera dypalëshe me personalitete të larta.

Si fillim ai u takua me Ministren e Jashtme, Arsimit dhe Kulturës së Lihteshtajn Aurelia Frick më pas u takua me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikola Poposki, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Federal të Gjermanisë, Norbert Rottgen dhe Komisariati i Lartë për Refugjatët pranë OKB-së, Filippo Grandi.  

Gjithashtu ai u takua edhe me Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme në Kuvendin (Duma) e Federatës Ruse, Aleksey Pushkov, zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Frans Timmermans, Ministrin e Jashtëm dhe i Çështjeve të Evropës së Kroacisë, Davor Ivo Stier, Deputetin e partisë Republikane të Francës, Bruno Le Maire, Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajcak dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Moldavisë, Andrei Galbur.  



Lajme të ngjashme