Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Policia turke arreston 26 të dyshuar për sulmin në Shanllëurfa

Organizata terroriste PKK është autorja e sulmit terrorist në Viranshehir të rrethit Shanllëurfa.

Policia turke arreston 26 të dyshuar për sulmin në Shanllëurfa

Prefekti i rrethit Shanllëurfa (Şanlıurfa), Gyngër Azim Tuna (Güngör Azim Tuna) bëri të ditur se u përcaktua se sulmi terrorist që ndodhi mbrëmë dhe shkaktoi vdekjen e dy personave u zhvillua nga organizata terroriste PKK.

Gjithashtu ai bëri të ditur se në kuadër të hetimit janë ndaluar 26 të dyshuar.

Rreth orës 20.00 të ditës së djeshme, si pasojë e sulmit terrorist ndaj banesave kolektive të prokurorëve në nënprefekturën Viranshehir (Viranşehir) të rrethit Shanllëurfa (Şanlıurfa) humbën jetën 2 persona, 1 prej tyre një fëmijë 11-vjeçar.



Lajme të ngjashme