Straw: Gabim i madh pranimi i Qipros greke në BE

Ish-Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw tha se kishin bërë një gabim të madh duke lejuar anëtarësimin e pjesë greke të Qipros në Bashkimin Evropian.

Straw: Gabim i madh pranimi i Qipros greke në BE

"Pikëpamjet e mia për Qipron më bëjnë të jem një person më i dashur në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV). Por unë nuk mund të them të njëjtat gjëra për Qipron Jugore. Kemi bërë një gabim të madh duke lejuar hyrjen e Qipros në BE. Kjo ndodhi në 2004. Atëherë dhanë një vendim të tillë për qipriotët grekë të udhëhequr nga Papadopulosi. Një gjë e tillë (hyrja në BE) u solli më shumë favore grekoqipriotëve. U pakësuan edhe kërkesat e tyre për ndryshimin e statukuosë. Prezenca e liderëve të moderuar në bisedimet e paqes përherë do të jetë dobiprurëse. Shpresoj që bisedimet e paqes të rifillojnë sërish. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta marrë në konsideratë çështjen e ndarjes së Qipros në dy pjesë. Njerëzit reagojnë menjëherë, "nuk mund ta bëni atë". Por kemi të bëjmë me diçka që ka ndodhur në shumë pjesë të botës, dhe komuniteti ndërkombëtar duhet t’ua bëjë të qartë një gjë qipriotëve grekënëse ju nuk do të filloni negociatat, atëherë komuniteti ndërkombëtar do të miratojë ndarjen e ishullit’. Ndoshta nëse thuhet diçka e tillë, negociatat mund të fillojnë edhe më shpejt", tha Straw.

Në fjalën që mbajti në Forumin Botëror të Turizmit, që zhvillohet në Qendrën e Kongreseve në Stamboll nën kujdesin e Presidencës, Straw tha se Turqia dikur ishte një vend shumë i largët për Britaninë në kuptimin e distancës, por turizmi i ndihmon njerëzit për të zhvilluar perceptimet ndaj njëri-tjetrit.

Duke vënë në dukje se terrorizmi e ka ndikuar negativisht turizmin, dhe se vendi i tij ka luftuar për një kohë të gjatë me IRA-s, Straw tha se britanikët kanë vuajtur shumë nga terrorizmi.

I pyetur për mundësinë e një tentative për grusht shteti në Britani, të ngjashëm me atë që ndodhi më 15 korrik në Turqi, Straw u përgjigj:  

"Forcat e armatosura në Angli janë besnike ndaj familjes mbretërore për të paktën 400 vjet. Në shekullin e 15-të ka pasur trazira, ka pasur ngandonjëherë revolta. Por që nga ajo ditë besnikëria e forcave të armatosura nuk është vënë në pikëpyetje. Përse është pothuajse e paimagjinueshme diçka e tillë në Britani? Miqtë tanë në Turqi i pyesnim herë pas here se mund ta ndërmerrnin apo jo forcat e armatosura një veprim të tillë. Ata thoshin “e mundur”, por një probabilitet shumë i largët. Edhe unë po të isha (në Turqi), do të jepja të njëjtin reagim me atë që të bënë politikanët e këtushëm. Do të pikëllohesha shumë për jetët e humbura, madje do të ndjeja një zemërim të madh. Këto janë gjëra të papranueshme nga asnjë anglez”.



Lajme të ngjashme