Shefi i shtabit amerikan viziton Turqinë

Shefi i Shtabeve të Bashkuara të Shteteve të Bashkuara të Ameerikës (ShBA), Joseph Dunford sot vjen për një vizitë në Turqi.

Shefi i shtabit amerikan viziton Turqinë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) në lidhje me vizitën e Shefit të Shtabeve të Bashkuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Xhozef Danford (Joseph Dunford) bëri një deklaratë të enjten nga Brukseli, ku ndodhej për takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Ëshëk tha se të premten Danford do të zhvillojë një takim kritik në Ankara me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Hulusi Akar.

Kryefjala e këtij takimi do të jetë Siria.

Pala turke dhe amerikanet do të bëjnë vlerësime të rëndësishme, nëse operacioni në Raka do të realizohet apo jo së bashku në aspektin ushtarak, sqaroi Ëshëk.

Vendimi do të merret pasi të jenë kryer punimet teknike. ShBA-ja do të vlerësojë kundërshtimin tonë në lidhje me PYD/YPG, që është zgjatimi i organizatës separatiste terroriste në Siri. Do të japë më shumë mbështetje në luftën kundër organizatës terroriste PKK”, tha Fikri Ëshëk.

Duke iu referuar operacionit të al-Báb-it, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, tha: "Tani ne kemi dy prioritete, njëri është Munbixhi dhe tjetri është Raka".

Edhe drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan (CIA), Majk Pompeu (Mike Pompeo), vizitën e parë jashtë shtetit e kishte realizuar javën e kaluar në Turqi.

Gjatë vizitës së Pompeut ishin trajtuar shumë çështje të rëndësishme, me theks të veçantë PYD/YPG dhe organizata terroriste gyleniste (FETO).



Lajme të ngjashme