Marok – Flamuri turk ngrihet në selinë e ISESCO-s në Rabat

Flamuri turk zuri vendin e tij të merituar në Organizatën Islamike, Arsimore, Shkencore dhe Kulturore (ISESCO)...

674850
Marok – Flamuri turk ngrihet në selinë e ISESCO-s në Rabat

Flamuri turk zuri vendin e tij të merituar në Organizatën Islamike, Arsimore, Shkencore dhe Kulturore (ISESCO).

Me rastin e anëtarësimit të Turqisë në ISESCO, flamuri turk u ngrit përkrah 52 flamujve të tjerë të vendeve anëtare të kësaj organizate në selinë e saj në kryeqytetin Rabat të Marokut.

Të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit turk në selinë e ISESCO-s ishin ambasadori i Turqisë në Rabat, Ethem Barkan Oz, sekretari i përgjithshëm i organizatës në fjalë, dr. Abdulaziz Othman Altwaijri, si dhe dr. Mustafa Goksu, anëtar i Bordit të Mbikëqyrësve të Fondacionit “Maarif” të Turqisë, së bashku me Ahmet Turkben, anëtar i Bordit Ekzekutiv të së njëjtit institucioni, që kanë shkuar në Marok për kontakte zyrtare.

Ditën e hënë (13 shkurt 2017), Turqia njoftoi zyrtarisht anëtarësimin e saj në ISESCO.

Themeluar zyrtarisht në Konferencën 3. të Samitit Islamik, organizuar mes datave 25-28 janar 1981 në qytetin Mekë të Arabisë Saudite, ISESCO-ja renditet mes institucioneve eksperte të pavarura të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC). Ky institucion, i cili rregullon bashkëpunimin arsimor, shkencor dhe kulturor ndërmjet vendeve islame, ka një president dhe buxhet të pavarur nga OIC-ja.

ISESCO-ja ushtron aktivitete të llojllojshme për të zhvilluar dialogun mes vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe rregullon marrëdhëniet me OJQ-të për të fuqizuar ndërveprimin kulturor.

Krahas organizimeve arsimore, shkencore dhe kulturore, ISESCO-ja bën edhe shumë publikime në vende të ndryshme duke kontribuuar kështu në zhvillimin e veprave islame.

Në këtë organizatë janë aktualisht të aderuara 53 nga gjithsej 57 vendet anëtare të OIC-së.



Lajme të ngjashme