Koment- Burimi i një energjie alternative: Energjia e rinovueshme

Vlerësim i prof. dr. Erdal Tanas Karagol nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, në Ankara, rreth rëndësisë së konsumit të energjisë alternative veçanërisht energjisë së rinovueshme.

Koment- Burimi i një energjie alternative: Energjia e rinovueshme

Për të qenë të pavarur nga një energji e vetme, vende të ndryshme në botë zhvillojnë politika për të shumëllojshmëruar burimet e energjisë dhe për të përdorë burime alternative të energjisë. Brenda 20 viteve të fundit, kanë filluar të shtohen kërkime alternative të shumta veçanërisht për energjinë rinovuese. Veçoria më e rëndësishme që e veçon nga të tjerat energjinë rinovuese, që përkufizohet si “një burim energjie që përfitohet nga burimet natyrale dhe që e rinovon vazhdimisht veten”, është ripërtëritja e vetvetes brenda një evolimi dhe mos zhdukja e saj.

Burimet e energjisë rinovuese përbëhen nga dielli, era, burimet gjeotermike, hidrike, biomasa, valët dhe energjia e hidrogjenit. Pavarësisht se energjia rinovuese ka një potencial të gjerë burimesh energjie, e parë nga aspekti i llojeve të energjisë që përdoren në mbarë botën, vendin e parë e zënë lëndët djegëse fosile. Por investimet dhe përparimet teknologjike të kohëve të fundit e kanë shtuar vazhdimisht përqindjen e konsumit të energjisë rinovuese.

Në mbarë botën, duke filluar nga viti 2015, e parë nga aspekti i investimeve të bëra për energjinë rinovuese, vihet re se Kina zë vendin e parë. Kina ndiqet me radhë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Anglia dhe India.

Energjia rinovuese ka një rëndësi të veçantë edhe në prodhimin e energjisë elektrike në botë. 27% e prodhimit elektrik global bëhet nga burimet e energjisë ripërtëritëse. 

Në mbarë botën vihet re një rritje e përdorimit të energjisë rinovuese. Por përqindja e rritjes së konsumit të energjisë së rinovueshme brenda energjisë së përditshme (përfundimtare) është shumë e ulët në krahasim me atë që pritet. Kjo gjendje, e parë nga aspekti i shkaqeve kryesore, vihet re se në vendet e zhvilluara kërkesa e kësaj energjie rritet në mënyrë të ngadaltë dhe ndryshimi i infrastrukturës aktuale kërkon kohë, kurse në vendet në zhvillim prioriteti i konsumit të burimit të energjisë janë djegiet fosile.

Së bashku me të gjitha këto, në mbarë botën, politikat e energjisë së vendeve trajtësohet duke pasur në fokus rritjen e përdorimit të energjisë rinovuese dhe zhvillimin e teknologjisë në këtë fushë. Kjo gjendje është shumë e rëndësishme përsa i përket përhapjes së përdorimit të energjisë së rinovueshme.

Kurse Turqia që një pjesë të madhe të energjisë që konsumon e siguron nga tregu i jashtëm, veçanërisht në 15 vitet e fundit, ka regjistruar një përparim serioz në këtë fushë. Politika e energjisë së Turqisë që është në nivelin e përdorimit më të lartë të djegësve fosile, trajtësohet duke u fokusuar në reduktimin e vartësisë nga jashtë duke arritur të sigurojë burime vendore për nevojën e energjisë, sigurimin e përdorimit të energjisë së vazhdueshme duke shumëllojshmëruar burimet e energjisë dhe reduktimin në maksimum të dëmeve që i shkaktohen mjedisit si rrjedhojë e prodhim-konsumit të energjisë.

Kapaciteti i fuqisë së instaluar të burimeve energjetike të rinovueshme në vitin 2002 në Turqi ishte 12 mijë e 277 MW ndërsa duke filluar që nga viti 2016 është rritur 172% duke arritur në 33 mijë e 352 MW. Por Turqia afërsisht 10% të energjisë elektrike e siguron nga burimet e rinovueshme (përveç prodhimit hidrik), ka një rrugë të gjatë për të ndërmarrë për të arritur objektivin e saj në këtë fushë.

Pavarësisht se Turqia, me pozicionin e saj gjeografik, zotëron një potencial të madh energjie rinovuese, prodhimi i energjisë me burim të rinovueshëm, nuk është ende në nivel të mjaftueshëm. Në mbarapaskenën e mos përfitimit mjaftueshëm nga potenciali që zotëron, qëndrojnë kostoja dhe mungesat në rregullimet ligjore. E parë nga aspekti i vartjes së lartë të vendit në importin e energjisë, përfitimi i përdorimit të potencialeve të energjisë së rinovueshme aktuale, në një periudhë afatgjatë do të ishte një fitim shumë i rëndësishëm për Turqinë.

Turqia, një vend që importon rreth 70% të energjisë që i nevojitet nga jashtë shtetit, duhet të reduktojnë vartjen nga djegiet fosile dhe duhet të alternojë burimet e energjisë së rinovueshme. Energjia rinovuese që do të reduktojë ndjeshëm varësinë energjetike të Turqisë nga jashtë dhe do të ulë koston e energjisë në mënyrë drastike, do të sigurojë përfitim për vendin në të ardhurat kombëtare, punësim, investim dhe shumë fusha të tjera. 

Krahas kësaj, energjia e rinovueshme qëndron si një alternativë e rëndësishme përpara shumëllojshmërisë së burimeve dhe stabilizimit të sigurisë së kërkesës së energjisë që do të vijë së bashku me shumëllojshmërinë.  Rritja e tregut në fushën e teknologjive të energjisë së ripërtëritshme dhe rritja e konsumit të kësaj energjie, do të jetë një hap shumë i madh për Turqinë në rrugën për tu bërë qendër e tregtisë së energjisë.



Lajme të ngjashme