Firmat gjermane bëjnë investime afatgjata në Turqi

CEO-ja i Shoqatës së Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), Martin Wansleben tha se bërja e investimeve afatgjata nga kompanitë gjermane në Turqi është një tregues i besimit që kanë ato tek populli dhe ekonomia turke.

Firmat gjermane bëjnë investime afatgjata në Turqi

 Kompanitë gjermane janë duke bërë investime afatgjata në Turqi.

Shefi Ekzekutiv (CEO) i Shoqatës së Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), Martin Wansleben tha se bërja e investimeve afatgjata nga kompanitë gjermane në Turqi është një tregues i besimit që kanë ato tek populli turk dhe Turqia.

Ka më shumë se 3 milion kopani gjermane që janë anëtare të shoqatës tonë (DIHK), u shpreh Wansleben, duke sqaruar se 79 dhomat e tregtisë dhe industrisë në Gjermani janë të lidhura me DIHK.

"Janë 6 mijë kompani gjermane që janë anëtare të DIHK-ut dhe që kanë bërë investime në Turqi. Turqia me Gjermaninë kanë lidhje shumë të ngushta. Unë jam rritur në Këln dhe shumica e fqinjëve ishin turq", - tha Wansleben.

Duke vënë në dukje se popullsia e re në moshë e Turqisë është një avantazh i madh për sa i përket ekonomisë në zhvillim, cilësoi Wansleben duke shtuar se kompanitë gjermane i kanë informuar mbi potencialin dhe fuqinë rajonale të Turqisë. 

Ne erdhëm në Turqi 3 ditë pas dështimit të tentativës së organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) për grusht shteti 15 korrikun e kaluar. Pavarësisht kundërshtimeve të shumë njerëzve unë vendosa ta realizoj këtë vizitë duke u thënë atyre se ky është momenti i duhur për të shkuar në Turqi dhe për të mbështetur popullin turk, tha Martin Wansleben.



Lajme të ngjashme