Vazhdon përparimi i Ushtrisë së Turqisë në El Bab

Në ditën e 175 të operacionit “Mburoja e Eufratit”, Forcat e Armatosura të Turqisë vazhduan përparimin në El Bab.

Vazhdon përparimi i Ushtrisë së Turqisë në El Bab

Në kuadër të operacionit Mburoja e Eufratit, që ka filluar më 24 gusht 2016 në veri të Sirisë për eliminimin e rrezikut, që i kanoset Turqisë nga organizatat terroriste, me në krye DAESH-in, për rritjen e sigurisë kufitare dhe mbështetjen ndaj forcave të koalicionit ndërkombëtar, forcat turke neutralizuan 26 terroristë të DAESH-it.

Në ditën e 175 të operacionit “Mburoja e Eufratit”, Forcat e Armatosura të Turqisë vazhduan përparimin në El Bab.

Në zjarrin e vazhdueshëm me artileri nga toka dhe mjeteve të tjera të zjarrit janë goditur 135 objektiva të terroristëve ndërsa nga ajri janë goditur 43 objektiva.

Falë kësaj janë shkatërruar 41 ndërtesa ku strehoheshin terroristët, një autobombë dhe një qendër e komandimit dhe kontrollit.



Lajme të ngjashme