Presidenti Erdoan pritet me ceremoni zyrtare në Riad

Pas ceremonisë zyrtare Mbreti Selman bin Abdulaziz shtroi një drekë zyrtare për nder të Presidentit Erdoan dhe më pas u zhvillua takimi ndërmjet delegacioneve.

Presidenti Erdoan pritet me ceremoni zyrtare në Riad

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjendet në Arabinë Saudite që është edhe ndalesa e dytë e vizitave në vendet e Gjirit Persik.

Duke përfunduar takimet në Bahrejn, Erdoani kaloi në Riad, që është kryeqyteti i Arabisë Saudite.

Presidentin Erdoan në aeroport e priti Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz.

Në këtë pritje ishin të pranishëm edhe emiri i Riadit dhe personeli i ambasadës.

Presidenti Erdoan në orët e mbrëmjes priti në takim princin trashëgimtar Muhammed bin Naif.

Sot Erdoan si fillim priti në takim edhe pasardhësin e princit trashëgimtar Muhammed bin Selman.

Për Presidentin Erdoan u zhvillua një ceremoni zyrtare.

Pas ceremonisë zyrtare Mbreti Selman bin Abdulaziz shtroi një drekë zyrtare për nder të Presidentit Erdoan dhe më pas u zhvillua takimi ndërmjet delegacioneve.

Në vizitën që pritet ti japë shtysë marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve u shqytuan edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Me këtë vizitë synohet të rritet edhe më shumë bashkëpunimi në fushën ushtarake, ekonomi dhe energji.

Në vizitë merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Albayrak), Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekxhi (Zeybekci), Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık), Shefi i Shtatmadhorisë Hulusi Akar dhe Nënsekretari i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan.

Pas vizitës në Arabinë Saudite, Presidenti Erdoan do të kalojë në Katar.



Lajme të ngjashme