8 milionë turistë pritet të vizitojnë Antalian këtë sezon

Rreth 8 milionë turistë pritet të mbërrijnë këtë sezon në Antalia, ose 30% më shumë krahasuar me 5.7 milionë turistët që e vizituan vitin e kaluar.

antalya, turizm.jpg
antalya, turizmi.jpg

Hakan Duran, kryetari i Shoqatës së Menaxherëve Profesionalë të Hotelerisë (POYD) me seli në Antalia, ka thënë se vendet e Evropës jugore si: Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia i kanë rritur çmimet, si rrjedhim presin që turistët e huaj në këtë sezon të preferojnë Turqinë. 

Duran theksoi se rezervimet e hershme në tregun rus vazhdojnë në nivele më të larta në krahasim me vitet e kaluara.  

"Këtë vit nga Rusia presim të vijnë 2-2.5 milion turistë. Vitin e kaluar në Antalja erdhën rreth 7.5 milionë turistë të huaj, kurse këtë vit parashikojmë të mirëpresim 7,5-8 milionë turistë të huaj. Mendoj se këtë sezon do ta mbyllim me një rritje prej 30% në krahasim me vitin e kaluar”, shtoi Duran.



Lajme të ngjashme