Turqia dënon provën e raketës balistike nga Koreja e Veriut

Përmes një komunikate të Ministria e Punëve të Jashtme Turqia ka dënuar lëshimin e raketës balistike nga Koreja e Veriut, duke e cilësuar këtë si kërcënim ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal e ndërkombëtar.

Turqia dënon provën e raketës balistike nga Koreja e Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate me shkrim njofton se lëshimi i raketës përbën një shkelje të re të angazhimeve ndërkombëtare nga Koreja e Veriut dhe kjo tregon qartë se nuk do të sjellë dobi në përpjekjet për ndërtimin e klimës së paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Përsërisim thirrjen tonë drejtuar Koresë së Veriut për t’u dhënë fund provave me raketa balistike dhe aktiviteteve të tjera që kërcënojnë si sigurinë dhe stabilitetin rajonal, ashtu edhe atë ndërkombëtar dhe të respektojë angazhimet që i takojnë në kuadër të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, vijon komunikata e MPJ turke.



Lajme të ngjashme