Policia turke parandalon një atentat terrorist me objektivë Evropën

Sipas lajmeve që zunë vend në median turke, një danez dhe një suedez të dyshuar se kanë planifikuar një atentat në Evropë në emër të DAESH-it u arrestuan para dhjetë ditësh në jug të Turqisë.

670536
Policia turke parandalon një atentat terrorist me objektivë Evropën

Një danez dhe një suedez të dyshuar se kanë planifikuar një atentat në Evropë në emër të organizatës terroriste DAESH u arrestuan para dhjetë ditësh në jug të Turqisë.

“Dy burrat, një danez me origjinë libaneze 35 vjeç dhe një suedez me origjinë irakiane 38 vjeç, janë stërvitur që të dy në Siri dhe kishin hyrë ilegalisht në Turqi 12 ditë më parë”.

“Policia bastisi shtëpinë ku strehoheshin dy burrat në rrethin Adana, në jug të vendit dhe i kanë marrë në pyetje për 10 ditë” bën të ditur media turke.



Lajme të ngjashme