Presidenti Erdoan fiton edhe betejën e dytë ligjore ndaj Bohmermann

Gjykata e Landit të Hamburgut, pas padisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka vendosur që të ndalohet leximi i disa pjesëve të ‘vjershës’ ofenduese të gazetarit dhe komedienit  gjerman Jan Bohmermann.

Edhe më parë Gjykata e Landit të Hamburgut ka vlerësuar si të drejtë ankesën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me vjershën satirike me përmbajtje fyese të komedianit gjerman, Jan Böhmermann. Gjykata vendosi që pjesa më e madhe e pseodovjershës, është në kundërshtim me ligjet dhe ndaloi publikimin e saj.

Jan Bohmermann, në programin e kanalit televiziv gjerman ZDF me titull “ZDF Neo Royal" në 31 mars 2016, kishte lexuar poezinë e cila kishte motive tallëse dhe ofenduese ndaj Presidentit Erdoan dhe Turqia sipas nenit 103. të Kodit Penal të Gjermanisë, kundër ofendimit ndaj presidentit të një shteti të huaj, Turqia i kishte dërguar notë Gjermanisë.

Avokati i Presidentit Erdoan, Michael-Hubertus von Sprenger, kishte kërkuar ndalimin e plotë të ‘vjershës’ në fjalë.

Lajme të ngjashme