Në 16 prill në Turqi do të zhvillohet referendumi i Kushtetutës

Kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), Sadi Gyven (Güven), deklaroi se referendumi për ndryshimin e Kushtetutës do të zhvillohet ditën e diel më 16 prill 2017.

Në 16 prill në Turqi do të zhvillohet referendumi i Kushtetutës

Në konferencën për shtyp, Gyven rikujtoi se ligji numër 6771 për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Turqisë që u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, u publikua në Fletoren Zyrtare.

“Në pikën e dytë të ligjit në fjalë zë vend shprehja ‘referendumi zhvillohet të dielën e parë pas 60 ditëve nga publikimi i ligjit në Fletoren Zyrtare’ tha Ai duke shtuar se “në këtë kuadër Këshilli i Lartë Zgjedhor në bazë të vendimit me numër 74 ka marrë vendim që referendumi të zhvillohet ditën e diel më 16 prill 2017”.

Duke nisur që sot, numri i zgjedhësve të regjistruar brenda vendit është 55 milion e 336 mijë e 960, ndërsa numri kutive të votimit brenda vendit është afërsisht 164 mijë.

Ai shpjegoi se numri i zgjedhësve jashtë vendit është 2 milionë e 929 mijë e 389 votues.

Planifikohet që këta votues të japin votën e tyre në 119 përfaqësi në 57 vende dhe në 32 pika kufitare.

Gyven u shpreh se mbase në disa vende dhe disa përfaqësi mund të bëhen ndryshime.

Kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor bëri të ditur se procesi zgjedhor për votuesit në kutitë e votimit në përfaqësitë jashtë shtetit do të fillojë në datën 27 mars deri në datën 9 prill.

Kurse në pikat kufitare zgjedhjet do të fillojnë në 27 mars deri në 16 prill.

Ai bëri të ditur se “në referendum do të ketë dy pusulla; njëra do të jetë e bardhë me shkrimin ‘Po’ ndërse tjetra do të jetë ngjyrë kafe me shkrimin ‘Jo’.

Dhënia e votës së zgjedhësit do të realizohet me anë të vulës.



Lajme të ngjashme