Jëlldërëm: OKB ka nevojë për një reformë thelbësore për zgjidhjen e krizave

Kryeministri Jëlldërëm priti në Stamboll Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Jëlldërëm: OKB ka nevojë për një reformë thelbësore për zgjidhjen e krizave

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Kombet e Bashkuara janë ende platforma më gjithëpërfshirëse e sigurimit të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies ndërkombëtare, por ka nevojë për një reformë thelbësore.

Kryeministri Jëlldërëm priti në Stamboll Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Takimi i zhvilluar në zyrën në Pallatin Dollmabahçe (Dolmabahçe) pa praninë e mediave zgjati 1 orë e 20 minuta.

Më pas Kryeministri Binali Jëlldërëm dhe Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kaluan përpara kamerave.

“Me qëllim që Kombet e Bashkuara ti japin fund dhe të luajnë një rol më efektiv ndaj tensioneve që përjetohen në botë, luftës kundër emigracionit dhe mosmarrëveshjeve rajonale, një reformë rrënjësore është e paevitueshme” tha Jëlldërëm.

Ai nënvizoi gjithashtu se Turqia në shumë çështje ka dhënë kontribut në përpjekjet e paqes dhe vëllazërisë së Kombeve të Bashkuara.  

Jëlldërëm tha: “Ne i japim rëndësi përfaqësimit të Stambollit duke u kthyer në një çati e vetme e institucioneve të Kombeve të bashkuara”.

Ai u shpreh edhe në lidhje me negociatat e paqes që vazhdojnë në Qipro.

“Ajo vija e ndjeshme në këtë çështje është garantimi i të ardhmes së popullit turk të Qipros dhe mos pasqyrimi i një ngjarjeje të papritur të papëlqyeshme. Gjithashtu në krijimin e një udhëheqjeje të re në Ishull është e domosdoshme çështja e krijimit të një strukture të drejtë dhe të barabartë për të dyja palët” tha Kryeministri Turk.

Ndërsa në lidhje me emigrantët ai tha se për zgjidhjen efikase nevojitet krijimi i rajoneve të sigurta.

Kryeministri Jëlldërëm dha informacione edhe në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit dhe përgjegjësit e saj dhe shtoi se në këtë aspekt janë duke vlerësuar nëse ka apo jo ndonjë rol që mund të sipërmerret nga Kombet e Bashkuara.

Edhe Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha: “Ndërkohë që të gjithë mbyllin dyert, ju mirëprisni 3 milionë refugjatë. Për këtë arsye vizitat e mija në botë i fillova që këtu”.

Antonio Guterres nënvizoi gjithashtu se Turqia luajti një rol shumë të rëndësishëm në Astana.  



Lajme të ngjashme