Yildirim: Putin shprehu qartë keqardhje për rastin e bombardimit të njësitit turk

Në anën tjetër, Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus deklaroi se bombardimi i godinës ku ndodheshin njësitë e ushtrisë turke në zonë El Bab të Sirisë nga ana e avionit luftarak rus është tërësisht një aksident.

Yildirim: Putin shprehu qartë keqardhje për rastin e bombardimit të njësitit turk

Kryeministri Binali Yildirim në lidhje me bombardimin e godinës ku ndodhej njësia turke në El Bab të Sirisë nga ana e avionit rus deklaroi se Presidenti rus Vladimir Putin shprehu në mënyrë të qartë keqardhjen për rastin në fjalë.

I ndodhur në qytetin Nevsehir për pjesëmarrje në ceremoninë e përurimit kolektiv të impiantit për depozitimin e gazit natyror në liqenin e kripur dhe të projekteve tjera të investimeve publike Kryeministri Yildirim tha se “Do të merren të gjitha masat e nevojshme për koordinim që ngjarje tjera të mos jetohen më. Kërkoj mëshirë prej Perëndisë për dëshmorët, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.

Në anën tjetër, Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus deklaroi se bombardimi i godinës ku ndodheshin njësitë e ushtrisë turke në zonë El Bab të Sirisë nga ana e avionit luftarak rus është tërësisht një aksident.

Në deklaratën e bërë në lidhje me rastin gjatë vizitës së bërë në prefekturën e Afyonkarahisarit, Zëvendëskryeministri Kurtulmus tha se nga ana e Turqisë është duke u zhvilluar hetimi për zbardhjen e plotë të rastit.

Duke e bërë të ditur se sipas të dhënave të para aksidenti ndodhi për shkak të gabimit në koordinim, Kurtulmus tha se “Rasti ndodhi pa dëshirë. Sipas të dhënave të para ky rast është tërësisht një aksident, por hetimet do të zbardhin se si ndodhi dhe si erdhi deri tek gabimi në koordinim. Nga kjo kuptojmë se kemi nevojë për një koordinim më të afërt”.

Në deklaratën e bërë dje nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke thuhet se si pasojë e bombardimit të gabuar nga ana e avionit luftarak rus në zonën e El Bab-it kanë rënë dëshmorë 3 ushtarë dhe u plagosën 11 të tjerë.



Lajme të ngjashme