Erdoan firmos dekretin për ndryshimet kushtetuese, referendumi në 16 prill

Sipas një komunikate të Qendrës së Shtypit të Presidencës, Presidenti Erdoan ka firmosur dekretin për “Projektligjin për Ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Turqisë” dhe ia ka dërguar Kryeministrisë për publikim dhe dërgimin në referendum.

Erdoan firmos dekretin për ndryshimet kushtetuese, referendumi në 16 prill

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) ka miratuar amendamentin e propozuar të Kushtetutës.

Në një deklaratë të Qendrës së Shtypit të Presidencës, Presidenti Erdoan i ka dërguar Kryeministrisë për publikim (në Fletoren Zyrtare) dhe dërgimin në referendum të “Projektligjit për Ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Turqisë”. 

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Turqia në 16 prill do të shkojë në referendum për të votuar për ndryshimet kushtetuese.

Në deklaratën që bëri në Nevshehir (Nevşehir) Kryeministri Jëlldërëm tha: “Presidenti e ka dekretuar ndryshimin kushtetues, si rrjedhim tani është qartësuar edhe referendumi popullor, e thënë ndryshe, është saktësuar data kur do të mbahet referendumi. Referendumi do të mbahet në datën 16 prill. Ky ndryshim i përgatitur dhe miratuar nga kuvendi, i dekretuar nga Presidenti, vërtetimin final do ta marrë nga qytetarët në referendum”.

Kurse Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) në deklaratën që bëri në qytetin e Ayfonit tha: "Me dekretimin nga Presidenti i ligjit për ndryshimet kushtetuese, vëmendja është përqendruar tek Këshilli i Lartë Zgjedhor, i cili në ditët në vijim do të marrë vendimin në lidhje me datën kur do të mbahet referendumi brenda 60 ditëve nga data e dekretimit duke shikuar si të datë të arsyeshme ndoshta datën 16 prill”.

Nëse propozimi për ndryshimin e kushtetutës miratohet në referendum, atëherë numri i deputetëve nga 550 do të rritet në 600, mosha për zgjedhur deputet nga 25 do të ulet në 18 vjeç.

Zgjedhjet për Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) dhe ato presidenciale do të mbahen në të njëjtën ditë çdo 5 vjet.

Kandidati që zgjidhet president nuk do ti ndërpresë marrëdhëniet me partinë e tij.



Lajme të ngjashme