Autoritetet ruse shprehin keqardhje për incidentin në al-Bab

Në trafikun telefonik të ditës së enjte autoritet më të larta ruse kanë shprehur keqardhje për incidentin në al-Bab të Sirisë dhe është rënë dakord për një koordinim më të ngushtë për operacionet e përbashkëta në terren.

Autoritetet ruse shprehin keqardhje për incidentin në al-Bab

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shprehur ngushëllime Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për ushtarët turq që humbën jetën për shkak të goditjes gabimisht të enjten në Siri. 

Ndërmjet Presidentit Erdoan dhe Presidentit të Rusisë, Putin u realizua një bisedë telefonike. 

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në këtë bisedë telefonike është diskutuar mbi luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe zhvillimet e fundit në Siri.

Presidenti rus Putin i përcolli ngushëllimet Presidentit Erdoan për ushtarët që ranë dëshmorë si pasojë e një aksidenti në al-Bab. 

Erdoan dhe Putin ranë dakord për të rritur bashkëpunimin ushtarak kundër organizatës terroriste DAESH në Siri.

Gjithashtu është biseduar për procesin e Astanës, i cili është iniciuar sirian nën udhëheqjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit me qëllim zgjidhjen problemit sirian.

Të dy udhëheqësit shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në mënyrë aktive për të inkurajuar proceset e Astanës dhe Gjenevës.

Erdoan dhe Putin shkëmbyen mendime edhe në lidhje me takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Rusi. Ata diskutuan gjithashtu edhe për bashkëpunimin në ekonomi dhe fushat e tjera.

Ndërkohë, një bisedë telefonike u zhvillua ndërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Hulusi Akar dhe shefit të Shtatmadhorisë së Federatës së Rusisë, gjeneralarmate Valerij Gerasimov.

Gjenerali Gerasimov i shprehu keqardhjen gjeneralin Akar për incidentin në al-Bab dhe e ngushëlloi për viktimat. 

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, u tha se Akar dhe Gerasimov vendosën të sigurojnë një koordinim më të ngushtë dhe të shkëmbejnë informacion lidhur me veprimet e përbashkëta dhe situatën në terren.

Gjithashtu të dy gjeneralët biseduan edhe për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar në Siri dhe gjendjen në verilindje të Halepit.

Një bisedë telefonike u realizua edhe mes ministrit të jashtëm Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe homologut të tij rus, Sergej Lavrov.

Lavrov i shprehu Çavushollu ngushëllimet për ushtarët.



Lajme të ngjashme